LAJMI I FUNDIT:

Katër këshilla për ta bërë për vete atë të duhurin

Katër këshilla për ta bërë për vete atë të duhurin

Të gjitha jemi në kërkim të atij “të duhurit”, atij që është i përsosur për ne, shpirtit tonë binjak. Ja disa këshilla si ta arrini një gjë të tillë:

Personaliteti
Është shumë e thjeshtë, meshkujve u pëlqen të kalojnë kohën me etikë që mund t’i bëjë të qeshin. Askush nuk dëshiron të jetë me një person të bezdisshëm. Mund të jeni më e bukura nga të gjitha, por nëse nuk keni personalitet, asgjë nuk do të ketë rëndësi.

Kujdesuni për veten!
Mund të jeni mesatarisht e bukur, por nëse hyni në një vend apo lokal, me vetëbesim, do të dukeni më mirë se ajo më e bukura aty. Megjithatë, duhet të kujdeseni për veten, duke bërë ushtrime, konsumuar ujë dhe duke u kujdesur për pastërtinë.

Bëhuni e pavarur!
Të gjithë e njohim atë vajzë që është gjithmonë duke e thirrur apo duke komunikuar me të dashurin e saj. Nuk ka asgjë më të keqe se një vajzë e ‘ngjitur’, e cila nuk di të merret me jetën e saj. Bëhuni e pavarur. Planifikon i dalje me miket tuaja dhe filloni një hobi të ri. Bëjeni të vërejë mungesën tuaj.


Mençuria
Nuk po them se duhet të jeni një Steve Jobs i ardhshëm, por meshkujve u pëlqejnë femrat inteligjente. Ju duhet të mundoheni të tregoni anën tuaj intelektuale, jo duke u munduar shumë, por thjesht duke e pyetur nëse ka dëgjuar për disa fakte interesante. /Telegrafi/