LAJMI I FUNDIT:

Humbja në peshë pas lindjes

Humbja në peshë pas lindjes

Shkencëtarët kanë vlerësuar ndikimin e ushqimit të pasur me proteina në humbjen e kilogramëve të tepërt te femrat, pas lindjes së foshnjës.

Në studim kanë marrë pjesë 430 nëna të moshave ndërmjet 18 dhe 45 vjeç, shprehitë ushqyese të të cilave janë përcjellë në një periudhë gjashtëmujore pas lindjes.

Edhe pse femrat të cilat kishin konsumuar më shumë proteina- njëkohësisht kishin pasur më shumë kalori, në krahasim me ato të cilat kanë konsumuar më pak proteina- rezultatet e publikuara në revistën “Nutrition” tregojnë se grupi i parë (femrat të cilat kanë konsumuar ushqim të pasur me proteina) kishte humbur më shpejt kilogramët e tepërt. /Telegrafi/