LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e brendshme dhe mania e njohjeve ndërkombëtare

Çdo ditë faqet e para të gazetave kosovare janë të përmbytura nga lajme për njohjen apo mosnjohjen e Kosovës nga shtete të ndryshme duke monopolizuar vëmendjen e gjithë opinionit publik. Çështja e njohjes së Kosovës është shndërruar në një fetish gjithëpërfshirës dhe në një subjekt të pashtershëm bisedash tavoline duke ushqyer iluzionin se gjithçka do të shkojë super vetëm nëse shteti futet në OKB. Kjo situatë po devijon vëmendjen nga zhvillime të tjera të brendshme që jo vetëm janë mbase më të rëndësishme për momentin se njohjet ndërkombëtare, por që shpesh janë njëherazi të lidhura drejtpërsëdrejti me vetë njohjet. Domethënë nuk mund të pretendohet që shtetet skeptike të binden prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe ta pranojnë këtë pavarësi nëse nuk shohin se Kosova është bërë shtet funksional dhe i begatë. Sado që të jetë e aftë diplomacia amerikane dhe e Kosovës për të bërë “marketing, lobbying apo PR” për pavarësinë e Kosovës në nivel ndërkombëtar, prapëseprapë zhvillimet e brendshme janë vendimtare. Fundja po qe se një produkt nuk është i plotë dhe cilësor në vetvete ai vështire se do të shitet sado që t’ia “zbukurosh ambalazhin” me diplomaci. Në aspektin diplomatik Kosova ka aleat shtetin më të fuqishëm të marrëdhënieve ndërkombëtare kështu që s’mund të pritet shumë nga ministria e jashtme kosovare. Asaj i takon më së paku mos të bëj gafa diplomatike si ato që janë vënë re. Pas GJND-së në fakt ka ardhur momenti që vëmendja e kosovarëve të përqendrohet tek prodhimi dhe përmirësimi i “produktit” e jo vetëm tek reklamimi i tij tek shtetet skeptike.

Në fakt duhet të bëhet njëherë e mirë e qartë në Kosovë se pa u ndryshuar gjërat në terren dhe pa u vënë shtetet skeptike para një fakti të kryer dhe të pakthyeshëm të një shteti funksional e solid kosovar, vështirë se do të bëhet e mundur njohja unanime e pavarësisë. Vetëm në këtë mënyrë do mund të bindeshin shtete si Rusia e Kina që janë anëtare permanente me të drejtë vetoje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku edhe duhet të filtrohet aplikimi i Kosovës për anëtarësi. Kosova sot duhet të përgatitet që procesi i anëtarësimit në OKB mund të jetë afatgjatë dhe nuk duhet të shkëpusë vëmendjen nga të tjera prioritete të shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Tajvani është një rast interesant që tregon se një shtet mund të jetë i sigurt dhe të begatojë edhe pa u njohur zyrtarisht prej shumicës së botës dhe pa qenë pjesë e OKB-së. Vetëm 23 shtete e njohin Tajvanin (nën emrin Republika e Kinës) dhe kjo nuk e pengon këtë vend të jetë ndër më të përparuarit në botë dhe me mirëqenie shembullore. Përpos kësaj pasaporta tajvaneze njihet de facto pothuaj kudo në botë dhe mbi 90 shtete e territore (që do të thotë se vetëm 33 shtete të tjera lëvizin lirshëm në më shumë shtete se Tajvani) i pranojnë banorët e Tajvanit pa vizë ose me vizë të lëshuar në kufi. Nga ana tjetër ka shtete të dështuara si Somalia që janë të njohura formalisht në nivel ndërkombëtar, por që ngelen të shkatërruara.

Për të treguar rëndësinë që ka ndryshimi i situatës në terren mjafton të hidhet një sy në vendet e Ballkanit gjatë historisë bashkëkohore. Para 15 vitesh as që mund të mendohej që Beogradi të pranonte marrëdhënie me Kroacinë ndërkohë që para pak javësh Beogradi i bëri një pritje madhështore presidentit kroat duke kthyer prapa dhe gëlltitur gjithë vrerin e hedhur dikur ndaj kroatëve dhe pavarësisë së tyre. Kjo ndodhte jo sepse serbëve befas iu kthye dashuria për kroatët, por sepse vetë Kroacia jo vetëm është realitet pa kthim mbrapa, por është në pararojë të proceseve integruese në rajon e së shpejti vetë Serbia do ia ketë nevojën. Nga ana tjetër rasti boshnjak tregon se ndryshimi i situatës në terren nuk çon vetëm në progres, por edhe në regres. Pranimi nga OKB-ja i Bosnje Hercegovinës nuk qe një garanci për mirëqenien e popullsisë dhe nuk i dekurajoi serbët nga planet ogurzeza. Edhe pse komuniteti ndërkombëtar e njohu zyrtarisht Bosnjën me në krye Izetbegoviçin dhe Silajxhiçin që në 1992, u detyrua që në dimër të vitit 1995 të transformonte qëndrimin e vetë si pasojë e zhvillimeve në terren dhe akomodonte një tjetër realitet boshnjak. Në vend të Bosnje Hercegovinës monolite dhe unitare të njohur formalisht në pranverë të vitit 1992, prej marrëveshjes së Dejtonit ne kemi një shtet jofunksional të fragmentuar në katër njësi qeverisëse dhe nën protektoratin e pashmangshëm ndërkombëtar.


Prandaj vëmendja dhe energjia në Kosovë duhet të drejtohet për nga konsolidimi i institucioneve ligjore dhe zhvillimi i demokracisë, lirisë dhe ekonomisë e jo tek procesi i zvarritur i njohjeve. Përqendrimi i vëmendjes tërësisht tek ky proces e lënia pas dore të gjendjes së brendshme i shërben vetëm papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së qeveritarëve. Publiku duhet të përdori si kut matës të dobisë dhe efikasitetit të elitës politike kosovare zhvillimet e brendshme sepse aty mund të jepet kontributi maksimal për afirmimin e pavarësisë së Kosovës.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori