Duke ditur stilin tuaj, ju mund të vlerësoni marrëdhënien dhe do ju ndihmojë të keni më pritshmëri realiste. Nëse ju mendoni se është normale për një çift që të kenë dashuri platonike, në rastin tuaj nuk do të shqetësoheni nëse nuk ka ‘fishekzjarre’.
Po japim disa lloje marrëdhëniesh në mënyrë që secili të gjejë stilin personal dhe të mësojë se si të ketë një lidhje të bukur dhe të shëndetshme.
Romantikë
Ju adhuroni të rënit në dashuri. Ju mund të tërhiqeni nga pamja e të dashurit/ës, apo ndaj atributeve të tjera fizike dhe zhgënjeheni kur ato ndryshojnë gjatë gjithë kohës.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Kujtoni se dashuria e vërtetë nuk humbet edhe me ndryshimin e tipareve, e nëse është një marrëdhënie e maturuar, dashuria nuk ka për të dështuar. Planifikoni takime, udhëtime në fundjavë, në mënyrë që të forconi lidhjen.
Obsesivë
Dëshironi të kaloni gjithë kohën tuaj me partnerin dhe në mënyrë të vazhdueshme ju shqetësoheni për partnerin edhe pse mund të keni vite bashkë. Partnerët e këtij stili mund të jenë super të përfshirë në marrëdhënie sa mund të çmendin partnerin ose partneren tjetër.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Mos u bëni mbytës. Duhet të dini se edhe gjërat e mira kanë një limit. Mund të këshilloheni me një specialist për të kuptuar nga vjen pasiguria juaj dhe t`iu ndihmojë për ta parë lidhjen tuaj në perspektivë.
Bërës listash
Ju keni kritere të rëndësishme dhe nuk dëshironi t`i ndryshoni ato. Në këtë mënyrë ju ushtroni presion tek i/e dashuri/a juaj për të pranuar këto standarde.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Lërini listat, sepse nëse iu qëndroni strikt atyre, do të thotë një marrëdhënie e varfër ose një jetë e vetmuar. Më të rëndësishmet në një lidhje janë shoqëria, dashuria, kapaciteti për të falur.
Dhënës
Ju më shumë jepni sesa merrni. Ju punoni vazhdimisht për të plotësuar nevojat e partnerit, por nuk shikoni larg vetes tuaj.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Është e rëndësishme që të keni një jetë jashtë martesës suaj. Zhvilloni interesat tuaja, kultivoni shoqëri të reja dhe gjeni kohë për të bërë atë që doni.
Lojtarë
Ju nuk jeni të qëndrueshëm në dashuri dhe nuk pëlqeni romancat e zgjatura. Jeni gjithmonë në kërkim të dashurive të reja.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Shmangni situatat që mund t`iu shpien në afera të ndryshme. Mbajini joshjet larg jetës suaj. Në vend që të kërkoni argëtim jashtë marrëdhënies, përpiquni të bëni gjëra me partneren tuaj, kështu mund ta shikoni atë në një mënyrë më të freskët.
Miq
Ju shpenzoni shumë kohë bashkë dhe më pas kuptoni se jeni të dashuruar. Me fjalë të tjera marrëdhënia juaj është e qetë por e fortë.
Si të ruani marrëdhënien të shëndetshme: Mos i lejoni gjërat të jenë platonike. Ju ju nevojiten momente romanticiteti, kështu që ktheheni gjërat më praktike, planifikoni një darkë dhe shkëmbeni puthje. Bëjini transparent ndjenjat tuaja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse duhet të vendosni një peshqir enësh në pjatalarëse?
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Pastroni mikrovalën tuaj me një përbërës natyral befasues
Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë
Ata gjithmonë marrin atë që duan: Shenjat e zodiakut që mund t'ju manipulojnë në sekonda
Zgjedhja e çarçafëve të duhur: Gjithçka që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet