LAJMI I FUNDIT:

Fazat, nëpër të cilat kalon çdo çift

Fazat, nëpër të cilat kalon çdo çift

Çiftet janë të gjitha unike në mënyrën e vet. Asnjë eksperiencë dashurie nuk e njëjtë, megjithatë janë disa faza, nëpër të cilat kalojnë të gjithë në rrugën drejt arritjes së një stabiliteti në dashuri.

Faza e pasionit
Kjo është faza e parë në çdo lidhje. Fillon me një tërheqje dhe me një dëshirë të pakontrollueshme për të kaluar kohë bashkë. Të dy argëtoheni shumë, kur jeni në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk i shihni të metat, vetëm anët pozitive.

Faza e kuptueshmërisë
Në këtë fazë të dy filloni ta njihni më mirë njëri-tjetrin. Keni biseda të gjata që vazhdojnë deri vonë në mbrëmje dhe bisedoni rreth interesave, pëlqimeve, lidhjeve të kaluara.

Faza e trazirave
Kjo fazë zakonisht vjen pas disa muajsh nga fillimi i lidhjes. Për herë të parë ju konfrontoni njëri-tjetrin, edhe pse konflikti zgjidhet shumë shpejt.


Faza e lumturisë
Kjo është faza, të cilën e arrini vetëm nëse e keni kaluar fazën e formimit. Në këtë fazë ju të dy keni ndryshuar në mënyrë të barabartë për njëri-tjetrin dhe keni kuptuar pritshmërinë e njëri-tjetrit. E tëra që mbetet është lumturia.

Faza e besimit të plotë
Kjo është faza ku të dy e doni njëri-tjetrin dhe j besoni njëri-tjetrit plotësisht. Tani keni arritur në një stabilitet në lidhje dhe mund të themi se jeni pjekur, si dhe jeni në gjendje të parashikoni gjërat shumë më herët.
/Telegrafi/