Elita sunduese
Të gjithë arritjet, sadopak që janë në rrafshin kombëtar, shqiptarët si në monizëm ashtu edhe në pluralizëm i kanë arritur falë angazhimit që kanë pasur dhe vullnetit të fortë për liri dhe pavarësi nga Serbia. Edhe atëherë kur tërë bota ishte kundër kombit shqiptar që jetonte në ish Jugosllavi, duke e pasur si pretekst Kosovën dhe shqiptarët në tërë rajonin, populli ynë bëri durim të jashtëzakonshëm që ajo antipati ndaj nesh të kthehet në simpati, e që një ditë të gëzohemi me pavarësinë e Kosovës.
Ruajtëm kulturën tonë, traditat, zakonet, folklorin…..ruajtëm (një pjesë) territorin ku jetojmë, parapëlqyem arsimimin përkundër të gjitha peripecive që na dilnin në atë rrugë.
Edhe në pluralizëm jemi dinjitoz, nuk jemi të përkryer, por dinjiteti njerëzor është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër. Tërë kohën populli ynë mundohet të pajtojë elitat partiake që veprimi i tyre së paku të jetë në korniza që do ta ruajnë kompaktësinë e kombit tonë, me cak përfundimtar për luftimin e asimilimit eventual dhe forcimin e besimit në ne nga forcat e mëdha.
Ne jemi në rrugë të drejtë si popull, ne kemi ushtri të rinjsh që janë duke studiuar si brenda ashtu edhe nëpër Evropë dhe Amerikë. Ne jemi komb me perspektivë, por këto vlera duhet ruajtur, duhet kultivuar, sepse nëse ne vlerat tona i anashkalojmë, çka mund të presim nga të tjerët?
Demokracia është një fjalë që tingëllon shumë shpresëdhënëse, por në brendinë e saj ajo ka edhe negativitetet e saj, por pasi nuk është gjetur model më i mirë se “sundimi i popullit”, momentalisht jemi në këtë fazë. Duhet kuptuar se demokracia e vërtetë është e pamundshme, pra sundimi i popullit është i pamundshëm në atë mënyrë se si ne e mendojmë, sepse përsëri demokracia lind demokracinë përfaqësuese që në të vërtetë donë të thotë “elitë politike”, një grup që udhëheqë të cilët nuk janë imun ndaj pushtetit dhe sundojnë në emër të popullit, por vendosin vetë.
Prandaj nuk duhet të habitemi se kërkesat e popullit shpeshherë harrohen, sepse pas zgjedhjeve “demokratike” ne zgjedhim një grup prej 120 vetash përfaqësues të cilëve ua japim pushtetin dhe ata normalisht prej atij momenti janë elitë politike dhe ata sundojnë, nuk sundon populli. Prandaj edhe demokracia tek ne e ka humbur vlerën e saj!
(Autori është publicist dhe redaktor në NacionalAlbania)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama