LAJMI I FUNDIT:

Dhurata sfiduese: Premtoni një vit seksi të mirë!

Dhurata sfiduese: Premtoni një vit seksi të mirë!

Egoja e mashkullit është e ndjeshme kur është fjala për seksin, andaj dhuratat zgjidhni me kujdes, këshillon Tracey Cox në “Daily mail”. Josheni, premtojani qiellin, por lozni me kartë t sigurt.

Provoni së bashku lodrën e re
Lodrat seksi janë dhuratë e shkëlqyeshme, mirëpo shmangni çfarëdo prodhimi i cili është “i madh” apo “i fortë”, pastaj çfarëdo që asociacion në madhësinë e organit të tij. Nëse dëshironi që vitin e ardhshëm të jeni bashkë, vendosni të blini lodër të përbashkët.

Premtoni që do të keni vit me seks të shkëlqyeshëm
Kjo gjë nuk ju kushton shumë: dhurojani 12 muaj trajtim seksi në kalendarin tuaj privat të shënimeve. Kjo është ideja: gjeni një kalendar adekuat, ndërkaq në fletët e tij shumëngjyrëshe shkruani pozat tuaja të preferuara seksuale, vendin, etj. Shkruani vendin e preferuar për seks, kohën e ditës, puthjen më të bukur, ku dëshironi t’ju puthë, gjërat të cilat do të dëshironit t’i provonit, pjesët sekrete të trupit të cilat dëshironi t’jua prek apo t’jua puthë.

Fillojeni Vitin e Ri … me shpërthim
Blini një kuti për dhurata dhe vendosni në të gjërat tuaja sekrete. Vendosni në të vibratorët, vajin e masazhit, kllapat dhe lidhëset, një përkujtues të mirë për seks – dhe kremtja e natës mund të fillojë. Vëreni shishen e shampanjës në akull, vishini seksi rrobat dhe ftojeni në dhomën e gjumit. Qeshuni, pini pijen, hani diç dhe pastaj… Oh, Oh, Oh! /Telegrafi/