“Demokracia diktatoriale”
Për shkak të eksperiencës së kombit shqiptar (në të gjitha trojet etnike shqiptare) në lidhje me diktaturën, ne si shqiptarë kemi nevojë që të kuptojmë se termi diktaturë domethënë vetëm të ushtrosh diktat.
Të ushtrosh diktat nuk është domosdoshmërisht e keqe. Kur isha fëmijë, prindërit e mi ushtronin diktat mbi mua në kuptimin e mirë të fjalës, me qëllimin për të më mbrojtur mua. P.sh. sot kanë ardhur kohë të atilla të rrezikshme, sa që prindërit nuk i lënë fëmijët të dalin vetëm nga frika se mos i rrëmbejnë. Prindërit ose gjyshërit shkojnë i dërgojnë dhe i marrin nga shkolla. Por, kur unë isha fëmijë kjo gjë nuk ndodhte. Fëmijët që nga klasa e parë shkonin vetë në shtëpi. Sepse, nuk kishte frikë. Kishte një lloj diktati, por diktat të mirë për mbrojtje.
Diktati mund të përdoret për të shtypur, por mund të përdoret për të ndihmuar. Popujt që janë shumë të rinj në lidhje me sistemet demokratike, mund të bien shumë kollaj në gabime dhe në shfrenime. Këtu mund të ketë diktat të mirë, me qëllimin e mirë për të ndihmuar.
Pra, fjala diktat nuk është fjalë e keqe. Varet se për çfarë përdoret ai: mund t’i japësh përdorim të keq ose të mirë.
Ne shqiptarëve na ka ardhur kjo fjalë në majë të hundës, sepse e kemi pësuar nga diktati shtypës dhe i keq. Për këtë arsye nuk e kemi haberin fare se çfarë është diktati i mirë. Shqiptarët kanë pësuar nga diktati shtypës dhe për këtë arsye nuk e kanë idenë e diktatit të mirë i cili të kufizon në disa gjëra për të
mirë.
Diktatura është dhe mbetet diktaturë, sistem sundues që ka në themel dhunën dhe "disiplinën e egër". Aq më keq, një demokraci e korruptuar që ka në themel zvetënimin e paskrupullt njerëzor dhe si pasojë, sjell gërryerjen e shkërmoqjen e sistemit.
Demokraci të korruptuar nuk ka, por bëhet e korruptuar nga njerëz të korruptuar. Me sa duket aty ku ka korrupsion, nuk janë njerëzit demokrat sa duhet. Diktatura ka në themel dhunën. Diktatura është pushtet i pakufizuar shtetëror, që shpreh dhe mbron interesat e klasës sunduese dhe që ushtrohet me dhunë nga një person ose një grup personash, p.sh.: pushtet i diktatorit, diktaturë ushtarake (politike, fashiste, monarkiste).
Demokracia është regjim politik ku pushteti ushtrohet nga populli drejtpërdrejtë ose nëpërmjet organeve të zgjedhura, ku shtetasit gëzojnë të drejta të barabarta dhe liri me standarde të njëjta për të gjithë. Ka disa forma: demokraci proletare, socialiste (e dështuar), demokraci borgjeze… Sikundër edhe realizimi në praktikë, shkon larg e përtej përkufizimeve teorike e filozofike të këtyre dy nocioneve.
Atëherë pyetja është pikërisht kjo: A pëlqej më shumë një demokraci të korruptuar apo një diktaturë të drejtë?
Jam kundër çdo lloj forme diktature apo tiranie, se janë sisteme që institucionalizojnë padrejtësinë dhe pabarazinë sociale. Pa një shtet ligjor të fortë, demokracia është një gënjeshtër e madhe. Njerëzit tek ne shtypen me këmbë nga padrejtësitë e kësaj demokracie të gënjeshtërt, ndërsa njerëzia derdhet lumë e sulet si lukuni për ditën e verës për ta festuar sikur asgjë të mos ketë ndodhur (kënaqet me fjalët e bukura "tallava" të qeverive që shkojnë e vijnë, pjella të sistemit famëkeq komunist e klaneve feudale). Mbi të gjitha, janë edhe antishqiptarë.
Nëse nuk ndryshojnë njerëzit (sidomos politikanët), Kosova dhe Shqipëria kurrë nuk do të ndryshojnë. Në mos me një ritëm tejet të ngadaltë, atëherë me hapat e breshkës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama