Daltonizmi i politikës kosovare
Duke u nisur nga vetë esenca, forma dhe mënyra e brendshme e një shteti demokratik dhe modern, Kosova lë të kuptohet si një shtet i paformuar mirë, jofunksional, dhe tepër i rrezikshëm për ardhmërinë e popullit të saj. Kjo po ndodhë jo se Kosova nuk e ka përmbushur përpjekjen e saj në histori për të qenë e pavarur dhe me njohje të gjerë ndërkombëtare, por kjo ndodhë nga mënyra e egër e keqmenaxhimit dhe mosvënies së themeleve të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës në shkëmbin e të qenit shtet demokratik, juridik dhe modern.
Gjithë proceset historike pozitive të këtij vendi quan ujë në mullirin e lirisë dhe pavarësisë së tij si dhe integrimit të këtij shtetit të mbikëqyrur në familjen evropiane. Ndërsa proceset negative të një pjese të errët të historisë tanimë të ndërtimit e hedhjes së themeleve shtetërore, si duket po çojnë ujë në mullirin me krahë, që jo vetëm se një ditë do ta kap era e do e shkatërroj, por se do e zhyste thellë edhe vetë popullin në një ngrehin që shekujt e ardhshëm nuk do mund ta nxirrnin dot.
Të gjitha përpjekjet e popullit të Kosovës u bënë që Kosova të ecte e lirë një ditë, dhe se kjo liri dhe mëvetësi të sillte progresin e shtetit, duke e vënë atë në funksion të drejtësisë dhe zhvillimin e shëndosh të demokracisë, ekonomisë, dhe të proceseve tjera integruese. Askush nuk e ka menduar së Kosova do e ketë një lloj lirie si kjo e këtyre viteve pas pavarësisë – kjo nuk është liri dhe as nuk i ngjan asaj lirie thelbësore, as nuk i ngjan një shteti juridik e demokratik, por më shumë i ngjan një “robërie qejfesh pushtetarësh” dhe një shtet që më shumë është “shtet i partive” sesa shtet demokratik dhe me vizion që ardhmërinë e tij ta ketë drejtë përbashkësisë me familjen e shteteve moderne demokratike.
Edhe pse Kosova ka një vit e ca që ka deklaruar pavarësinë e saj nën mbikëqyrje ndërkombëtare ajo ka mbetur në një status-quo konceptesh mënyrash dhe veprimesh shtetërore dhe zhvillimore të procesit të ndërtimit dhe ecjes saj si shtet i mbikëqyrur. Gjithashtu pushtetarët janë të lidhur aq keq me status-quon sa që tani ju ka konvenuar aq shumë që – duke shfrytëzuar situata të llojllojshme tranzitive – të thirren në rezoluta, të cilat jo vetëm se janë bazament i kësaj ndërtese të re, por se edhe përfaqësojnë edhe skemën e ngjyrave të sotme të mbështetjes dhe të ruajtjes së kësaj ndërtese nga armiqtë e jashtëm dhe ata të brendshëm.
Në skenën politike të Kosovës ende nuk është hequr qafe daltonizmi i mospamjes së plotë dhe në mënyrë reale i gjithë skeletit dhe anatomisë së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës që nga hedhja e themeleve të saj e deri te futja e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik në kapilarët modern të proceseve progresive dhe arritjes së qëllimit final të integrimit të tij.
Ajo që sot mund ta vërej çdo mendimtar politik dhe çdo njeri që ka dioptrinë e rritur pamjesh mendore se shteti i sotëm i mbikëqyrur i Kosovës është ndërtuar mbi themele të pasigurta, sepse i ka nisur punët nga anash duke u marrë më shumë me ngjyrën e kësaj pavarësie të mbikëqyrur nga jashtë duke harruar se brenda ka shumë punë që ende nuk janë zgjidhur dhe bile ato janë shtyllat që në të ardhmen do mund ta mbajnë ose ta lëshojnë këtë shtet të mbikëqyrur.
Ndërsa Kosova me një menaxhim të tillë të keq dhe me një politik të tillë daltoniste do të ngelet një shtet dobiç, i rremë, i përçudnuar, i zhveshur nga çdo e drejtë, i shfytyruar etj., etj., prandaj ajo duhet ta largojë nga jeta e saj e brendshme vesin e keqmenaxhimit, ta heq nga procesi mënyrën e kotë dhe zhveshëse të arsyes së rreme se kinse po ndodhin mrekulli, dhe t’i hedhin themelet e shtetit demokratike e juridik, se përndryshe Kosova do i ngjasonte një shteti pa titullar dhe jofunksional.
Ndërkaq privilegjet edhe përkundër këtyre damkave fatkeqe që pushtetarët do mund t’i shkaktonin shtetit të mbikëqyrur të Kosovës si dhe vetë popullit nuk do i mungonin pushtetarëve, sepse ata janë pjesë e prishjes dhe ndreqjes së pamjes së këtij shteti, ata mund të jenë ruajtës dhe keqpërdorës të lirisë dhe besimit të popullit. Apo më mirë në një shtet demokratik pushtetarët duhet të mendojnë dhe të veprojnë duke i shtypur instiktivisht privilegjet e tyre të qejfeve, dhe duke u marrë më shumë më lirinë dhe shtetndërtimin, si dhe kënaqjen e popullit, më duhet të ceki një mendimtar politik francez Sieyês i cili nënvizonte në lidhje me këtë se “nuk ndihesh i lirë kur ke privilegje, por kur ke të drejta që u përkasin të gjithëve”.
Orvatjet që po bëhen nga ana e pushtetarëve të Kosovës në lidhje me gjoja se Kosova është duke shkuar rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe është një shtet i sigurt dhe demokratik janë të kota dhe të rrejshme, si dhe me një frazeologji të rrejshme e cila po e dëmton dhe do ta dëmtojë Kosovën në prezantimin e saj ndërkombëtar të të qenit shtet i mbikëqyrur, sepse Kosova ende nuk ka përmbushur asnjë kërkesë të Unionit Evropian. Pastaj një shtet me një keqmenaxhim të tillë, me korrupsion të skajshëm dhe me një mungesë të thellë të zhvillimit ekonomik, nuk mund të arrijë edhe disa vjet të bëhet pjesë e familjes evropiane, vetëm nëse ndryshohet pamja e sotme e Kosovës dhe mënyra e menaxhimi, si dhe një zhvillimi i hovshëm do mund ta ofrojë Kosovën drejtë derës së Unionit Evropian.
Pushtetarët sot në skenën politike kanë harruar se janë duke shkelur mbi votën e popullit të saj, janë duke shkelur mbi përpjekjet e një historie të tërë shekujsh e vitesh të popullit dhe njerëzve të saj që menaxhuan me situata edhe më të vështira gjatë tërë historisë se sa ato tani, ndërsa sot pas lirisë dhe pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova po bëhet një vend që pushtetarët e saj me duart e tyre po e shembin ardhmërinë dhe përpjekjet e të gjithë shqiptarëve në historinë e tyre të shtetndërtimit. Premtimet e dhëna nga ana e pushtetarëve të Kosovës tani nuk kanë më asnjë vlerë, sepse nuk janë përmbushur – hipokrizia qesharake dhe iluzionet tani janë të pashme dhe të zbuluara nga ana e popullit karshi pushtetarëve dhe s’ka mbetur gjë tjetër te populli veç të mos besoj më dhe të kërkojë alternativa tjera.
Dhe krejt në fund, Kosovën pushtetarët e saj po e bëjnë një ishull të çuditshëm dhe se ky ishull po i ngjason më shumë “Ishullit të Korsikës“ , e cila sapo ishte çliruar nga zgjedha e rëndë, dhe normalisht se e meritonte që në ditët në vijim të jetonte e lirë pasi kishte hequr prangat, por ajo pas këtij çlirimi ishte futur në një amulli dhe qorrsokak sa që kërkonte ndonjë të urtë që ta mësonte se si ta ruante lirinë e cila ishte sublime dhe me vlerë ta pakontestueshme për të.
Kështu edhe Kosova dhe populli i saj, i cili është zhytur në një zhgënjim dhe mosbesim të thellë ndaj pushtetarëve, do mund të vijë në përfundim se më e rëndësishme është për të se si ta ruaj lirinë dhe pavarësinë e saj si dhe t’i mbajë si diçka të shtrenjtë, se në të kundërtën do mund që në mungesë të njerëzve të urtë të bjerë pre e politikave daltonistë dhe e humbjes së plotë të atyre atributeve për të qenë shtet demokratik me synime dhe vizion të integrimi të saj në Unionin Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nga tani je njësoj si të tjerët", Egli distancohet nga Gjesti, ky i fundit refuzon të largohet
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova