Dacici e hoqi lapidarin, por nuk na prishi gjumin
Kryeministri serb Ivica Dacic e mbajti premtimin. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe bëri. E hoqi lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së midis Preshevës.
E dëshmorëve s’pati kush t’ua mbrojë as emrat e skalitur në pllakën përkujtimore. Madje, meqë operacioni i heqjes së lapidarit u bë të dielën, karvani i automjeteve dhe buldozerëve të xhandarmërisë serbe nuk ishte sa duhet i zhurmshëm që t’ua prish gjumin shqiptarëve, as në orën 7 të mëngjesit.
Doli se ishin vetëm parulla, krekosje e fjalë n’hava të të gjithëve, pa përjashtim, të ish luftëtarëve e komandantëve të luftës dhe të klasës aktuale politike shqiptare, por edhe të krerëve institucionalë shqiptarë në Luginë, Kosovë e Shqipëri, se do ta mbronin me të gjitha mjetet lapidarin.
Të dielën të gjithë ishin në gjumë, madje edhe AKSH-ja. Gjum i ëmbël. Dhe, atëherë kur u doli gjumi rrahagjoksave, që bënë premtime e kërcënime “serioze” për ata që do të guxojnë të prekin lapidarin, monumenti me emrat e dëshmorëve shkoi në “drejtim të panjohur”. Seriozitet politik dhe kombëtar se jo mahi! Në pikë të ditës hiqet lapidari, ngarkohet në kamion dhe askush nuk e di se kah shkoi!?
Dacici tha se shteti serb e ka bërë punën e vet dhe se ligji duhet të respektohet, sepse kjo është çështje e brendshme.
Dacici e bëri punën e vet, por bëri gjynah me klasën politike shqiptare sepse ua prishi vikendin.
Dhe, kur politikanë, ish luftëtarë diku kah mesdita u zgjuan nga gjumi, iu desh goxha kohë të kthjellen dhe të binden se nuk ishin në ëndërr. Hapësira përpara objekti të Komunës së Preshevës ishte pa lapidarin e UÇPMB-së
Ashtu të përgjumur, u desh “urgjentisht” të përvjelin mëngët e të reagojnë, të shkruajnë deklarata me të cilat si në kor dënojnë ashpër aktin kriminal të e Qeverisë serbe.
Reaguan Lugina, Prishtina e Tirana zyrtare, ”secili ma ashpër se tjetri”.
Sërish nuk munguan denoncimet në adresë të Beogradit dhe kryeministrit Ivica Dacicit se po vazhdojnë politikën miloseviciane ndaj shqiptarëve. Madje nuk munguan as homazhet tek vendi i lapidarit, sikur që nuk do të mungojë as protesta paqësore. Për këtë formë të ”rezistencës” jemi dëshmuar të specializuar.
Ndërsa, kryeministri shqiptar Sali Berisha e konsideroi këtë akt si një dëshmi të re të albanofobisë serbe ndaj shqiptarëve dhe shpëtimin e sheh në Bashkimin Kombëtar.
Derisa të ndodhë Bashkimi Kombëtar, nuk do të ketë kush të zbatojë respektimin e ligjit në shtetin e Kosovës, në shumë pjesë të të cilit vazhdon të zbatohet ligji i shtetit të Dacicit. Në Kosovë nuk ka kush të garantojë as lirinë e lëvizjes, madje as krerët shtetëror nuk guxojnë as të ëndërrojnë të shkelin në një pjesë të territorit të saj, kurse të njëjtit bënë premtime e rrahën gjoks për mbrojtjen e një monumenti në tokën shqiptare, ku Dacici është shumë sovran.
Heqja e monumentit të UÇPMB-së sot më shumë se kurrë ka dëshmuar jo vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur vlerat kombëtare. Ndryshe s’ka se si të shpjegohet inferioriteti dhe indolenca e shqiptarëve në Luginë karshi heqjes së monumentit, për mbrojtjen e të cilit ishin aq “të zhurmshëm dhe të vendosur” deri sot.
Misioni i xhandarmerisë se Dacicit të dielën në Preshevë, sado që e morën lapidarin e UÇPMB-së, nuk mund të konsiderohet krejt i suksesshëm. Atyre nuk u tha askush mirëmëngjesi, apo çfarë po bëni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama