Çka duhet (duhej) të bëj Kosova në këto bisedime!
Në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kosova hyri pa asnjë kusht, vërtetë për çudi kur dihet se Serbia që një kohë të gjatë është duke luajtur rolin e viktimës, ndërsa në realitet Kosova ishte viktimë e luftës dhe e pasluftës. Kosova do të duhej që së pari të ulet në tavolinën e bisedimeve sikur të barabartë (nuk është). Kjo është paaftësia e Qeverisë tonë që është futë në këto bisedime pa asnjë kusht.
Kushti i parë do të ishte njohja reciproke e të dyja vendeve, e pastaj të futej në bisedime, kështu që do të ishim të barabartë në këto bisedime. Kosova do të duhej të ja bëj me dije Serbisë se kushti për bisedime është edhe kërkim falje për viktimat e luftës. Në këto bisedime, Kosova duhet të bisedoj për dëmshpërblimet e luftës (në të gjitha aspektet, që nga helmimet, të burgosurit politik, dëmet e luftës si në njerëz dhe në gjëra materiale, si dhe për të gjitha viktimat e paraluftës dhe luftës në forma të ndryshme).
Kosova duhet të detyron Serbinë që në këto bisedime t’i shpërbëj të gjitha strukturat paralele në Kosovë. Kosova duhet që me të njëjtat kërkesa të del edhe për Kosovën Lindore (nëse serbët kërkojnë të jenë të privilegjuar, atëherë këto të drejta duhet t’i kenë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore). Kosova duhet të kërkoj të drejtën e pasurisë së ish Jugosllavisë që kanë marrë Republikat tjera (kur dihet se borxhet ja kanë ngarkuar Kosovës, atëherë duhet edhe pasurinë me nda).
Kosova duhet të kërkojë tregtinë e lirë në Rajon ose të njëjtën bllokadë duhet t’ia bënë Serbisë, ku të njëjtën gjë Serbia ka vite që po ia bën Kosovës. Kosova duhet të kërkojë një afat për përmbushjen e kërkesave të saja, në të kundërtën Kosova duhet të merr masa të njëjta sikurse Serbia.
Kosova duhet ta ketë parasysh të mos hezitojë për bisedime se nuk e kemi për nguti, sepse Serbia kërkon me ngulmë të bisedoj vetëm sa për sy e faqe në mënyrë që të merr Statusin e Kandidatit për BE, andaj Kosova duhet të ketë kujdes sepse krejt kjo do të jetë vetëm një show serb para bashkësisë ndërkombëtare.
Rreziku po na kanoset që prej këtyre bisedimeve Serbia të na grabis një pjesë të territorit, përkatësisht veriun e Kosovës, që përbën 15 për qind të territorit të përgjithshëm të Kosovës.
E nëse Serbia do të donte që të bisedonte për veriun e Kosovës (por unë mendoj që Serbisë më shumë është duke i konvenuar që veriut të Kosovës t’i jepet autonomi, sesa ta shkëpus atë pjesë të territorit, sepse në këtë mënyrë Serbia do të ishte gjithmonë faktor në çështjet e brendshme të Kosovës, dhe kur t’i teket përmes veriut do ta destabilizonte Kosovën), atëherë Kosova do të duhej jo vetëm që ta shtronte në bisedime çështjen e Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), por të shkonte edhe më larg, të shtrohej në bisedime edhe Sanxhaku i Nishit të Toplicës. Gjithmonë duhet të kërkosh më shumë në mënyrë që të marrësh atë që e ke në synim.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit drejtues të Lëvizjes “Aleanca Kuq e Zi”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama