Kosova ka festë. Kremton 7-vjetorin e pavarësisë. Kjo festë do të shënohet gjithandej nëpër Kosovë, e do të bëhet përpjekje – si rëndom – që secili politikan në fjalimet e tyre ta përvetësojë pavarësinë si veprën e tij.
Por,. cilën pavarësi po e festojmë?
Nëse kthehemi në retrospektiv dhe kujtojmë momentin e shpalljes së pavarësisë se Kosovës e deri me sot, mund ta kuptojmë se sa pak pavarësi kemi. Pavarësia e një shteti si proces nuk e nënkupton vetëm çlirimin nga pushtuesi, por brenda saj janë shumë elemente që mund të bëjnë të pavarur ose jo.
Pavarësia e Kosovës mund të shihet nga dy këndvështrime: pavarësia e jashtme dhe pavarësia e brendshme. Kosova sot vuan nga mungesa e pavarësisë së jashtme, ku një pjesë e territorit të saj kontrollohet nga Serbia. Madje, sot jo vetëm pavarësia e Kosovës si territor, por edhe pavarësia e Qeverisë është në pikëpyetje. Kjo nuk është bërë për një ditë, mirëpo është bërë çdo ditë nga pak prej shpalljes së pavarësisë. E, sot jemi në pikën ku edhe ne si qytetarë mund të dyshojmë në këtë pavarësi çfarë e kemi.
Ne mund të mos e kemi Serbin si pushtues, por kemi një pjesë të konsiderueshme të territorit që kontrollohet nga Serbia; ne mund ta kemi Qeverinë me kryeministër shqiptar, por kemi vendime të shumta që ndikohen nga Serbia dhe kjo nuk mund të jetë pavarësi.
Edhe pse në mungesë të pavarësisë së jashtme, pushteti që ka qeverisur këto shtatë vite ka krijuar edhe mungesë të pavarësisë së brendshme, duke u thirr në vlera të luftës dhe të çlirimit të Kosovës nga pushtuesi serb deri në masën sa për t’i dhënë të drejtën vetes për ta degraduar vendin në një nivel të lartë. Në rast se pavarësia e jashtme nuk varet nga ne, atëherë pavarësia e brendshme varet një qind për qind nga mënyra se si qeverisim me vendin.
Kemi dhënë shenja të mjaftueshme për ta kuptuar që Kosova nuk ka as pavarësi të brendshme, e kjo është lehtë e verifikueshme në rast se ia hedhim një vështrim medieve në Kosovë. kështu mund ta kuptojmë nivelin e pavarësisë së brendshme, ku disa prej tyre tashmë janë bërë instrument i pushtetit, përfshirë edhe televizionin publik të Kosovës; pastaj kemi gjykatat të cilat mund të kenë çdo gjë të nevojshme përpos pavarësisë; kemi dorën e pushtetit të inkuadruar në secilin sektor ekonomik dhe jo vetëm… Këto nuk mund të sjellin rezultat tjetër pos të asaj se çfarë e kemi: një Kosovë që vuan nga mungesa e pavarësisë.
Edhe sot mund t’i merrni meritat për shpallje të pavarësisë, sepse kështu keni bërë gjithmonë. Por, para urimeve dhe festimeve është momenti për të menduar se cilën pavarësi e sollët! Pavarësi për t’i bërë qytetaret e vendit të ikin nga Kosova? Pavarësi për ta ndërtuar një sistem korruptiv ashtu siç e bëtë? Pavarësi për t’i varfëruar qytetarët dhe pasuruar vetveten? Pavarësi për ta gërryer Kosovën në emër të luftës? Këtë po ta festojmë?
Jo. Kosova e pavarur janë vetë politikanët që kanë të drejtën ekskluzive për të bërë çdo gjë. E, kjo është festë për ta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Arrestohet zëvendëskryeministri kroat, Josip Dabro

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?