“Çdo popull meriton qeverisjen që ka”
Çfarë kam bërë dhe çfarë po bëj për shtetin dhe për kombin? Këtë pyetje ja bëj çdo ditë vetes time. Shpesh më duket vetja i pafuqishëm që s’po mundem të bëj asgjë në këtë drejtim, edhe pse jam shumë aktiv si në çështjen kombëtare po ashtu edhe në ato shtetërore, por prapë se prapë po më duket se pak po bëj dhe po e ndiej veten të pafuqishëm të bëj diçka më shumë.
Nganjëherë them këto shkrime që i shkruajmë ne analistët vallë ky popull a i lexon, apo ne analistët shkruajmë vetëm t’i lexojmë shkrimet e njëri-tjetrit, se ky popull nuk lexon dhe këtij populli nuk po i intereson se çfarë po bëhet tek ne dhe me të ardhmen e tyre.
Çdo ditë shoh se si pushtetarët dhe elita politike si në Kosovë dhe në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare abuzojnë me politiken, me demokracinë, me lirinë dhe të drejtat e këtij populli, paranë publike, me mediat, abuzojnë me donacionet nga jashtë, me pronat, me pasurinë kombëtare, abuzojnë me ndjenjat kombëtare të shqiptarëve, me tokat shqiptare dhe ju falin tokat tona “fqinjëve” tanë grabitqar, e ne çfarë bëjmë, vetëm rrimë dhe heshtim, e kur vije koha e zgjedhjeve dalim dhe prapë i votojmë.
Derisa pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në varfëri dhe mezi arrijnë të sigurojnë ekzistencën, politikanët tanë bëjnë një jetë superluksoze hollivudiane me paratë e shqiptarëve, dhe më dhemb shpirti që nuk po mund të bëj asgjë që këto dukuri negative që po i shkatërron shqiptarët t’i parandaloj dhe t’i eliminoj. Pranojmë çdo gjë që na serviret nga bashkësia ndërkombëtare që janë në dëm të çështjes sonë kombëtare, dhe ne populli heshtim dhe i lejojmë klasën tonë politike t’i pranojë këto gjëra.
Çuditem me këtë popull se si lejon që një grup politikanësh të abuzojnë dhe të tallen me ta, e nuk ngrihet në revoltë gjithëpopullore. Në gjithë botën pushteti dhe politikanët frikohen nga populli, kurse te ne ndodhë e kundërta, populli frikohet nga politikanët. Aq shumë kjo klasë politike e paska frikuar popullatën e vetë që po ka frikë të protestojë kundër tyre që çdo ditë po abuzojnë dhe po i varfërojnë ata. Duke e parë frikën e popullatës që ka kundrejt politikanëve të vetë, me të drejt mund të them që është instaluar një “demokraci diktatoriale” – nga jashtë duket që ka “demokraci”, kurse përbrenda “diktaturë”.
Shpesh them sikur të kisha një lëvizje kombëtare ku do të kisha të rreshtuar pas vetes një armatë prej mbi 50000 të rinj, dhe me një “revolucion paqësor” do t’i kisha ndryshuar gjërat në të mirë të kombit, por prapë s’kam lënë pa i bërë pyetje vetes se a do kisha arritur që t’i rreshtoj pas vetes mbi 50000 të rinj që të ja arrij këtij qëllimi, edhe pse dihet që jemi popullata më e re në Evropë dhe matematikisht këtë shifër nuk do të ishte fare problem për ta bërë. Dhe prapë kthehem dhe e pyes veten, pse s’po mund të bëj asgjë në këtë drejtim, pse, pse, pse? Por prapë kthehem dhe them, se vet jemi fajtor dhe e meritojmë këtë klasë politike që po na shtyp dhe po na vjel çdo ditë e më shumë. Këto janë pyetjet që çdo ditë ja parashtroj vetes.
Është edhe ajo thënia e famshme që përdoret shpesh “Çdo popull meriton qeverinë dhe politikanët që ka”. Me plot të drejtë përdoret kjo thënie e famshme, dhe si duket neve shqiptarëve na përshtatet shumë. Në një thënie tjetër thuhet; “asnjë populli nuk i bëhet padrejtësi, në krye të tij do të vihet një sundimtar që ai popull e meriton”. A meriton ky popull, politikanë dhe qeverisje më të mirë, nga mllefi duke parë se si ky popull është vu në gjumin dimëror të arushave dhe hesht për çdo gjë… Them se jo, nuk meriton politikanë dhe qeverisje më të mirë. Vërtetë që ky popull e meriton qeverinë që ka.
Po e citoj edhe një thënie tjetër; “Po nuk u mundua ai popull të ndryshojë diçka (për mirë), Ne nuk e ndryshojmë qeverisjen/gjendjen e tij”. Kjo do të thotë që së pari duhet të ndryshojë populli, e pastaj do të ndryshojnë politikanët dhe qeverisja. Nuk duhet harruar që ndryshimi fillon së pari nga vetja.
(Autori është publicist dhe redaktor në NacionalAlbania)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama