Besoj se fytyrat e shumicës së kosovarëve buzëqeshin kur shohin rangimin e shteteve te Ballkanit në listën e medaljeve nga Lojërat e Mesdheut në Algjeri. Pas Kosovës mbesin vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Është ky një sukses i xhudos kosovare që siguroi tri medalje të arta, më shumë të arta se secili prej vendeve të lartpërmendura të Ballkanit. Xhudo morri edhe dy medalje te bronzta duke sjellë numrin e medaljeve në pesë. Përveç xhudos, medalje ka marrë edhe sporti i boksit. Sportistët tjerë vërshuan fundin e tabelave.
Kujtoj që edhe pse Kosova është ranguar më lartë se shumë vende të Ballkanit, Kosova ka sport më të dobët se secili nga këto vende. Kosova ka marrë medalje në vetëm dy sporte, gjë që tregon për një fat të Kosovës që ka një supermen në krye të xudos, dhe një dritë në boks që tregon se në Kosovë mund të ketë vazhdimësi të sportit me të cilin dikur Kosova dominonte Jugosllavinë – në krye me trajnerin Lah Nimani. Pra, krahasuar me rajonin, Kosova ka marrë medalje në më së paku sporte dhe njëjtë me Maqedoninë e Veriut.
Mali i Zi me banorë sa Prishtina, ka marrë 11 medalje në gjashtë sporte, përfshirë pesë medalje në Boks, dy në atletikë, një në xhudo, një në lundrim, një në vaterpolo dhe një në karate – ku Kosova dështoi të stoliset përkundër fjalëve të mëdha të udhëheqësve të këtij sporti.
Bosnja dhe Hercegovina ka marrë 16 medalje në gjashtë sporte, përfshirë edhe notin ku morri tri medalje, në karate, xhudo dhe peshëngritje nga katër medalje, në çiklizëm ku merr një medalje dhe në shenjëtari ku merr një medalje.
Tutje, Shqipëria – që ende nuk ka shijuar ndonjë medalje olimpike dhe sporti, e që është lënë pas dore me përkrahje shtetërore më të ulët se Kosova – gjithashtu arriti rezultat në më shumë sporte se Kosova. Shqipëria u stolis në pesë sporte të ndryshme: në atletikë me një medalje, në gjimnastikë me një medalje, në not me një medalje, në peshëngritje me katër medalje dhe në mundje me tri medalje, dy prej të cilave i fituan çeçenët e natyralizuar në Shqipëri.
Maqedonia e Veriut duket se ka marrë teposhtën dhe i ka përfunduar garat me tri medalje në dy sporte – një në hendboll dhe dy në mundje ku ka një traditë të gjatë.
Besoj se pas shikimit të këtyre numrave, fytyrat e secilit kosovar – pas buzëqeshjes me rangimin si shtet numër 16 në këto gara – do të ndryshojnë grimasat. Buzagazi do të kthehet në rrudhje buzësh.
Në këtë analizë nuk do ta bëjë krahasimin me Kroacinë dhe Serbinë, pasi ato janë në një nivel tjetër.
Për mua kjo analizë tregon se Kosova, sa i përket sportit, nuk ka përparuar shumë. Përkundër shpërblimeve më të larta për medalje në rajon, përkundër një ligji për sponsorizim që garanton të ardhura shtesë, për sportin rezultatet mungojnë.
Cili është problemi?
A është infrastruktura!?
Ndoshta po, por jo gjithkund.
Në palestrën sportive “Boro e Ramizi” të ndërtuar gjatë Jugosllavisë komuniste, edhe pse ka mungesë të ventilimit dhe ka pengesa tjera, hapësira nuk mungon. Ka hapësirë dhe kushte më shumë sesa ka pasur në Pejë në fillimin e suksesit të xhudos.
A është përkrahja komunale apo qendrore, kjo është vështirë të thuhet.
Krahasuar me Shqipërinë, me Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe me Malin e Zi, Kosova nuk ka kushte më të këqija për sport, madje me disa gjëra – siç është ligji për sponsorizim – janë më mirë. Kujtoj se nga tatimpaguesit është bërë shumë. Mendoj se problemet me sportin duhet të kërkohen në mesin e sportistëve, trajnerëve, kryetarëve të klubeve, si dhe te institucioni më i lartë sportiv joqeveritar në Kosovë që është Komiteti Olimpik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?