Bashkimi Evropian ka humbur kërbaçin
Strategjia kryesore e Bashkimit Evropian konsiston në të ashtuquajturën karrotë dhe shkop ( carrot and stick) që nënkupton një kombinim të shpërblimeve me ndëshkimeve. Më mirë në shqip do i shkonte shprehja frazeologjike o me kulaç o me kërbaç. Kjo lloj politike ka shërbyer me goxha sukses në përhapjen e demokracisë dhe lirisë në botën lindore dhe në stimulimin e reformave përparimtare që siguruan integrimin në BE të shumë ish diktaturave, qofshin këto të Evropës Jugore, e qofshin të ish Bllokut Lindor.
Mirëpo është duke u vënë re që BE po e përdor gjithnjë e më rrallë kërbaçin (shkopin) dhe po përqendrohet vetëm tek kulaçi (karrotat). Rasti më tipik është ai hapjes së dyerve ndaj Serbisë për anëtarësim në Bashkim Evropian si shpërblim për modifikimin e rezolutës që serbët ndërmorën në OKB. Serbia kërcënoi me një rezolutë (rezolutë që gjithsesi nuk do mund të aprovohej dot.), BE ofron kulaç që kjo rezolutë të tërhiqet, duke shpërblyer edhe njëherë politikën agresive dhe shantazhueshe të Beogradit. Pra jep mesazhin e qartë që për të përfituar nga BE duhet të kërcënosh me trazira duke inkurajuar Beogradin që ta mbajë Kosovën në tension nëpërmjet strukturave paralele. Kuptohet që këtë prirje të gabuar të politikës së jashtme të BE-së , Serbia e ka përdorur me inteligjencë dhe ia doli që disfatën diplomatike që pati me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ta mbulojë menjëherë me këtë arritje.
Me këtë veprim BE-ja me rolin e rëndësishëm që ka në Kosovë, ka për ta pësuar si bumerang. Që misioni i EULEX-it të fitojë legjitimitetin e popullsisë e të ketë sukses në Kosovë duhet të shtrihet edhe në veri ku e pengojnë strukturat paralele të Beogradit. Në vend që ta përdorte kulaçin e shpërblimit me përshpejtim integrimi apo atë të heqjes së vizave, për të nxitur serbët të hiqnin dorë nga strukturat paralele, e harxhuan për rezolutën.
Mungesa e iniciativës apo agresivitetit të politikës së jashtme e kombinuar me mungesë largpamësie i qëndron si hije diplomacisë evropiane duke kujtuar episode si marrëveshja e Mynihut që i la Hitlerit Sudetet apo mefshtësia e ndërhyrjeve diplomatike në ish Jugosllavi gjatë fillimit të viteve 90-të që i la dorë të lirë Milosheviçit të bënte kërdinë me civilë. Një rast i ngjashëm u pa me Maqedoninë që mori Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit në të njëjtin vit kur ishte edhe lufta civile. Bashkimi Evropian i ka ofruar qindra miliona euro Egjiptit ndërkohë që ky vend ngelet autoritar dhe nuk bën asnjë përpjekje për t’u demokratizuar ose liberalizuar. Po ashtu dy vjet më parë hoqi dorë nga sanksionet ndaj Kubës me shpresën që Rauli do të lironte darën e pushtetit totalitar dhe do të lironte disidentët e niste dialogun me perëndimin, mirëpo asnjë ndryshim nuk erdhi pas kulaçit të BE-së.
Kësisoj veprimesh jo vetëm që nuk i shërbejnë interesave afatgjate të BE-së dhe ulin kredibilitetin e BE-së në rajonin ballkanik, por edhe dekurajojnë forcat përparimtare liberale-demokratike në vendet e ndryshme të Ballkanit që shohin tek BE aleatin kryesor për të shtyrë përpara konsolidimin e demokracisë dhe institucioneve. Nuk po vihet re asnjë penalitet për qeveritarët ballkanas lidhur me korrupsionin, krimin e organizuar, trafikun dhe cenimin e proceseve zgjedhore ndërkohë që raportet zyrtare të BE-së i identifikojnë këto problem si thelbësore. Kërbaçi ndaj liderëve me tendenca tipike autoritare në mbarë Ballkanin Perëndimor është shumë më efikas sesa vonesa me kulaçin. Në fakt vonesa në realizimin e arritjeve në procesin e integrimit mund të maskohet apo relativizohet lehtë mirëpo, penaliteti nuk fshihet dot.
Një ndër zhgënjimet më tipike vjen për shembull tek forcat opozitare dhe shoqëria civile e pavarur e Maqedonisë dhe Malit të Zi, të cilat shohin që respektivisht Gruevski dhe Gjukanovic, jo vetëm që nuk janë duke marrë kritika apo pësuar penalitete, por kanë arsye për të pretenduar se e kanë çuar vendin përpara drejt Bashkimit Evropian. Në fakt këto përparime thjesht kanë dhënë certifikatën e legjitimitetit të Brukselit ndaj këtyre liderëve duke bërë që qëndrestarët liberal ndaj kastave autoritare të Ballkanit të ndihen shpesh të braktisur e të izoluar dhe të humbasin mbështetjen në sytë e publikut për të cilin mesazhet e Brukselit janë padyshim shumë të rëndësishme. Bëjnë çudi që BE e ka përdorur kërbaçin në raste të Evropës Qendrore si me Meçarin apo Haiderin, ndërkohë që nuk po e përdor në Ballkan ku gjendja është më e rëndë.
Për rrjedhojë anembanë nëpër Ballkanin Perëndimor po shihet një prirje dobësimi, margjinalizimi apo arratisje të personaliteteve të pavarura të shoqërisë civile apo të aktorëve liberal e përparimtar në këto shoqëri. Madje si pasoj e situatës së zymtë, një pjesë e këtyre të fundit madje kanë vendosur t’i dorëzohen realitetit e të kooptohen e të bëhen pjesë e sistemit e duke nxirë akoma më tej retë e zeza që i vërtiten kësaj pjese të Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës