LAJMI I FUNDIT:

‘Bashkëshortë’ profesionalë derisa puna të mos i ndajë

‘Bashkëshortë’ profesionalë derisa puna të mos i ndajë

Çdo i dhjeti i punësuar, në vendin e punës e ka një person me të cilin është në ashtuquajturën "martesë profesionale", tregon studimi i publikuar në portalin "CareerBuilder".

Bëhet fjalë për një person të gjinisë së kundërt, me të cilin punoni, por marrëdhënia juaj bazohet vetëm te puna. Keni shaka që i kuptoni vetëm ju të dy, bisedoni rreth jetës jashtë zyrës dhe, gjatë pauzës, e pini bashkë kafen, apo pijen e preferuar – thotë psikologu amerikan Dr. Willard F. Harley, Jr.

‘Bashkëshortët’ profesionalë e inkurajojnë njëri-tjetrin dhe e lavdërojnë për aftësitë apo për punën e kryer si duhet, prandaj ata paraqesin një ekip produktiv. “Për shkak të personit në punë, për të cilin e dini se nuk ua do aspak të keqen, mezi prisni që të shkoni në punë, prandaj edhe produktiviteti juaj do të jetë më i madh” – shton psikologia amerikane Dr. Linda Jang.

E dini se e keni dikë me të cilin mund t’i qani hallet dhe i dli do t’ju qetësojë kur keni nevojë. Megjithatë, mos e kaloni kufirin. Kolegët e tjerë mund ta interpretojnë marrëdhënien tuaj si ndarje nga pjesa tjetër e ekipit, gjë që shpesh çon deri te mosmarrëveshjet. Po ashtu, nuk duhet harruar se, nëse grindeni ndonjëherë, atmosfera në vendin e punës do të tensionohet dukshëm, prandaj ju dhe ‘’burri’’ apo ‘gruaja’ profesionale juaj nuk do të bashkëpunoni si më parë, ku shefat tuaj do të shohin një rënie të madhe të produktivitetit tuaj. /Telegrafi/