LAJMI I FUNDIT:

A po adaptohemi me të keqen?

A po adaptohemi me të keqen?

Qytetarët e Kosovës në shumë situata kanë dëshmuar se janë njerëz të durueshëm ndaj proceseve të cilat, jo rrallëherë, kanë qenë të dëmshme për Kosovën dhe për ta. Vetinë e durimit nuk e kemi të rastësishme, por sikur të instaluar në mendje dhe në qenien tonë nga koha e okupimit serb dhe nga kërkesa e udhëheqësve tanë në atë kohë për durim, durim, durim…

Nëse në atë periudhë kemi pasur pak arsye të durojmë, sot nuk e shoh asnjë arsye të tillë; nëse atëherë kemi shpresuar se një ditë do të bëhet më mirë, sot kjo shpresë nuk ekziston; nëse atëherë kemi qenë edhe të papërgatitur të përballemi me atë regjim, sot i kemi të gjitha mekanizmat demokratik për t’i penguar proceset që po e dëmtojnë Kosovën. Sot, nëse heshtim, ne mund të bartim pak përgjegjësi për situatën në të cilën gjendemi.

Nuk dua ta besoj, ndonëse e mendoj, se durimi na ka mbetur nga e kaluara dhe sot jemi duke duruar në heshtje të gjitha proceset negative që i ndodhën Kosovës që nga çlirimi i saj. Pushteti mund t’i ketë blerë disa mediume, disa pseudo-analistë, disa pseudo-opinionistë që e shesin propagandën e pushtetit, mirëpo ne jemi më shumë nga ata që nuk i nënshtrohemi pushtetit, që duhet të flasim, të reagojmë dhe të veprojmë, sepse ata janë një grusht njerëzish që manipulojnë me ne dhe me durimin tonë të tepruar.


Që nga paslufta po durojmë politikanë të papërgjegjshëm, mashtrues dhe të korruptueshëm; po e durojmë pasurimin e politikanëve në kurrizin tonë; po e durojmë krimin e organizuar të instaluar si sistem; po e durojmë varfërinë që ka arritur përmasa shqetësuese; po e durojmë papunësinë; po e durojmë një sistem arsimi jo cilësor; po e durojmë një shëndetësi ku pacienti shihet si vlere monetare; po e durojmë një shtet të kapur; po e durojmë copëtimin e Kosovës; po i durojmë bisedimet me Serbinë pa kushte… madje, jemi duke i duruar edhe rojat e urës, paramilitar të veshur si ministra në Qeverinë e Kosovës, jetën e vështirë që jemi duke e bërë çdo ditë…

Prandaj, nga instalimi i vetisë se durimit në qenien tonë po i bartim pasojat sot, sepse sikur jemi mësuar të durojmë dhe të heshtim për gjithçka, duke besuar se dikush mund të na dojë më shumë se sa që ne mund ta duam veten tonë.

Nuk dua ta besoj, ndonëse e mendoj, se tashmë jemi adaptuar me gjëra të këqija që ndodhin në këtë vend. Sikur jemi mësuar të dëgjojmë çdo ditë për vrasje, për korrupsion, për keqpërdorim të detyrave zyrtare dhe krejt natyrshëm sillemi ndaj të gjitha këtyre proceseve, thuajse ato tashmë janë normale. E ne, si shoqëri, po pajtohemi lehtësisht me to. Nëse është e vërtetë pak nga kjo që po e mendoj, duhet të jemi të shqetësuar si shoqëri, e jo të sillemi sikur asgjë nuk po ndodh ose sikur gjithçka që po ndodh nuk po ndodh në vendin tonë!

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori