LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 7° cloudy

“Handikos” në Gjakovë e nis vitin 2025 me vështirësi financiare

“Handikos” në Gjakovë e nis vitin 2025 me vështirësi financiare

Shumë organizatave në vendin tonë u limitohet aktiviteti për shkak të problemeve të cilat shpesh herë janë të anës financiare.

Një problem të kësaj natyre e ka edhe oganizata “Handikos” Gjakova, organizatë kjo e cila edhe vitin 2025, e ka nisur me vështirësi financiare.

Arbër Xharra, zyrtar në “Handikos” Gjakova, tha që si rezultat i përfundimit të dhurimit të granteve për ofrim të shërbimeve nga organizatat ndërkombëtare, situata financiare vazhdon të mbetet e njejtë.


“Për dallim prej viteve të tjera, këtë janar nuk e kemi filluar ashtu siç kemi pritur dhe ashtu si do të duhej ta fillonim, dhe e gjithë kjo ka ndodhur sepse këtë vit e kemi filluar me një krizë financiare, gjë e cila ka ndodhur si rezulat i përfundimit të granteve nga organizatat ndërkombëtare, dhe kjo rezulton me faktin që prej vitit të kaluar funksionojmë vetëm me fonde të institucioneve publike, përkatësisht me mbështetje nga Komuna e Gjakovës dhe Ministria e Drejtësisë.”, potencoi Xharra.

Xharra po ashtu tha që së fundmi në Ministrinë e Drejtësisë është rritur fondi për mbështetjen e organizatave që ofronjë shërbime sociale, lajm i cili për organizatën “Handikos” Gjakova, paraqet një shpresë të madhe.

“Një lajm i mirë është që në kuadër të nivelit qëndror, përkatësisht Ministrisë së Drejtësisë është rritur shuma e buxhetit për subvencionimin e organizatave që ofrojnë shërbime sociale, dhe kjo është shpresa jonë që në muajt në vazhdim të kemi rritje të shërbimeve.”, tha ndër të tjera Xharra.

Xharra po ndër të tjera bëri të ditur që Komuna e Gjakovës u ka premtuar rritje të subvencionimit për organizatën e tyre. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Kalo në kategori