LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° cloudy

Teatri “Bekim Fehmiu” këtë javë paraqet premierën e shfaqjes eksperimentale “Krejona”

Teatri “Bekim Fehmiu” këtë javë paraqet premierën e shfaqjes eksperimentale “Krejona”

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren gjatë kësaj jave prezanton premierën e shfaqjes “Krejona”, një projekt laborator që nga protagonistët është vlerësuar si i guximshëm. Teksti dhe regjia janë realizuar nga Kaltërim Balaj, i cili në komunitetin artistik njihet për qasjen e tij eksperimentale.

Edhe në këtë rast vepra e tij mëton të jetë eksperimentale, pasi i është nënshtruar një laboratori në zë, në tekst, regji e lojë, teksa edhe gjuha e përdorur tenton të mos jetë përshkruese por asociative, raporton Telegrafi.

Drejtori i Teatrit “Bekim Fehmiu”, Burim Mustafa ka bërë të ditur se “Krejona” ka lindur si nevojë e brendshme artistike e autorit Balaj.


“’Komoditeti është armiku më i madh i kreativitetit’. Prandaj, duhet të jemi gjithmonë në kërkim, duke sfiduar veten. Një nga regjisorët më kërkues dhe ‘jokomod’ që njoh është Kaltërimi. Kohë më parë, më erdhi me idenë për të krijuar një shfaqje teatri laborator. Nuk e bëri sepse kishte nevojë për diçka të re, por sepse diçka brenda tij nuk e linte të qetë. Nuk ishte rehat. Kishte nevojë të thoshte diçka për ne, për vendin tonë, për shoqërinë tonë, për rrugën që kemi kaluar. Me mbështetjen e jashtëzakonshme të trupës dhe stafit të teatrit, e çuam këtë ide deri në fund”, është shprehur Mustafa.

Në njoftimin e Teatrit shkruan se në këtë shfaqje luajnë: Alban Krasniqi, Edona Sopaj, Alban Morina, Alban Çela, derisa instrumentist në piano dhe kontrabas është Lulzim Lushtaku, raporton Telegrafi.

Regjisori Kaltërim Balaj ka pohuar se realizimi i kësaj premiere ka qenë një rrugëtim i panjohur, i vështirë, sfidues dhe me shumë pikëpyetje e dilema deri në fondament.

“Askush nuk e dinim as si do të quhej as si do të dukej deri në ditët finale!”, ka theksuar ai.

Ai ka falënderuar drejtorin Mustafa për “riskun që ka marrë mbi supe dhe për përkrahjen, dashurinë e vullnetin për këtë shfaqje”. Njëkohësisht është shprehur mirënjohës edhe për gjithë ekipin e angazhuar në realizimin e kësaj premiere.

Ndërkaq koreografi Gëzim Sertollaj është shprehur krenar që ka qenë pjesë e realizimit të një vepre artistike, e cila sipas tij “krahas procesit laboratorik e eksperimental, është unike në qasje dhe trajtim regjisorial e dramaturgjik”, raporton Telegrafi.

Realizimi i projektit laborator “Krejona” në Teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu” ka filluar në muajin tetor të vitit të shkuar. Premiera shfaqet me 22 dhe 23 janar 2025, nga ora 19:00.

“’Krejona’ jemi të gjithë ne. Shihemi në premierë!”, ka thënë drejtori Mustafa. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!

Liga e Kampionëve
Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Xum Allushi eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit

Magazina
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Kalo në kategori