Steve Jobs njihet si një nga mendjet më brilante që revolucionarizoi industrinë e teknologjisë dhe të muzikës
Një nga arritjet e tij më të mëdha ishte iPod, një pajisje që jo vetëm që transformoi mënyrën si dëgjonim muzikë, por i hapi rrugën krijimit të iPhone.
Por si arriti ai të krijonte ide kaq të fuqishme?
Ndryshe nga ç’mund të mendojmë, Jobs nuk ishte gjithë kohën duke punuar pa pushim në zyrë ose në takime të stërzgjatura. Përkundrazi, shumë prej ideve të tij më të mira vinin kur ai dukej sikur nuk po bënte asgjë. Sipas ish-drejtorit të Twitter, Bruce Daisley, Jobs e vononte punën dhe shpesh “humbiste kohën”. Por pikërisht kjo e bënte atë më kreativ.
Edhe psikologu Adam Grant mbështet këtë ide, duke theksuar se koha që Jobs kalonte duke reflektuar dhe menduar, ishte thelbësore për të sjellë ide të reja dhe të ndryshme në tryezë. Në fakt, kjo qasje është ajo që shumë njerëz krijues dhe inovatorë e përdorin për të arritur rezultate të jashtëzakonshme.
Çfarë është “rregulli i 2 orëve”?
Kjo ide vjen nga shkrimtarja JA Westenberg, e cila përmes një artikulli ndau eksperiencën e saj me “rregullin e 2 orëve”. Në thelb, ky rregull konsiston në krijimin e një hapësirë dyorëshe në ditë, ku nuk i detyroni vetes të jeni produktivë. Në këto dy orë, nuk ka rëndësi nëse shikoni dritaren, pushoni, ose thjesht mendoni pa ndonjë qëllim të caktuar.
Sipas Westenberg, të qenit vazhdimisht të zënë dhe nën presion për të bërë më shumë, pengon krijimtarinë. Në vend të kësaj, duke i dhënë vetes një periudhë kohe për të “mos bërë asgjë”, ju lejoni mendjen tuaj të reflektojë, të relaksohet dhe të sjellë ide më të mira.
Ky koncept nuk është aspak i ri. Shkencëtarë dhe mendimtarë të mëdhenj si Albert Einstein dhe Carlo Rovelli kanë pohuar se shumë nga arritjet e tyre më të mëdha erdhën gjatë periudhave të “kotësisë”. Siç thotë Rovelli, “Nuk arrin askund pa ‘humbur’ kohë.”
Për të vënë në praktikë “rregullin e 2 orëve”, Westenberg rekomandon disa hapa të thjeshtë:
• Trajtoje këtë kohë si një takim të rëndësishëm me trurin tënd.
• Fike telefonin dhe çdo njoftim që të shpërqendron.
• Mos ndihesh fajtor nëse gjatë këtyre orëve thjesht pushon.
• Nëse nuk mund t’i dedikosh dy orë, provo ta fillosh me 30 minuta.
Përfundimi?
Edhe pse mund të mos krijoni një produkt si iPod-i, “rregulli i 2 orëve” mund t’ju ndihmojë të gjeni ide më të mira, të ndiheni më kreativë dhe të përballoni jetën me më pak stres, citon Anabel.
Në një botë ku të qenit i zënë është kthyer në standard, ndoshta ajo që të gjithë kemi nevojë, është të ndalojmë dhe të mendojmë – ashtu si Steve Jobs. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMetoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
Sekreti i Steve Jobs për ide brilante: Çfarë është “rregulli i 2 orëve” dhe si funksionon?
Shumica e njerëzve përdorin shumë detergjent rrobash, sa ju nevojitet vërtet?
Binjakët – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi do të jetë sfidues, por me kalimin e kohës, rrethanat do të ndryshojnë për mirë
A mund ta nxitosh dashurinë?
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Peshqve do të pendohej nëse do të ndahej
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime