LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 2° partlycloudy_night

Komuna e Hanit të Elezit kërkon nga niveli qendror investime e përkujdesje për memorialin “Bllaca 99“

Komuna e Hanit të Elezit kërkon nga niveli qendror investime e përkujdesje për memorialin “Bllaca 99“

Qendra Memoriale “Bllaca 99” në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut, prej kohësh ka mbetur pa përkujdesje dhe pa investime kapitale nga niveli qendror. Kjo çështje është ngritur si reagim nga kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi i cili ka kërkuar investime nga niveli qendror për këtë memorial.

Kujtojmë se nëpër këtë lokalitet, gjatë vitit 1999 u dëbuan prej Kosovës rreth 450 mijë shqiptarë nga forcat serbe.

Kryetari Ballazhi, ka thënë për telegrafin se në këtë memorial, ka nevojë për rregullimin e shtratit të lumit, rregullimin e kamerave të sigurisë që kanë dalë prej funksionit prej kohësh dhe për punësimin e rojave fizike, me arsyetimin se shpeshherë janë demoluar treni dhe asetet e tjera publike në qendër.


“Si komunë me buxhet vetjak e kemi asfaltuar një rrugë që çon te memoriali, kurse prej nivelit qendror nuk e kemi asnjë investim dhe asnjë përkujdesje. Kjo vlerë kombëtare ka një rëndësi të madhe për gjithë vendin, andaj niveli qendror duhet të bën investime”, ka thënë Ballazhi.

Sipas Ballazhit përgjatë këtij memoriali kalon lumi Lepenc i cili kërkon investime urgjente me qëllim që qytetarët të kenë hapësirë për rekreacion.

“Kemi bërë disa kërkesa duke e ftuar edhe zyrtarët përgjegjës të nivelit qendror për t’ia treguar këto ankesa, mirëpo deri më tash nuk ka pasur diçka konkrete për të na mbështetur. Ndërkaq, mungesa e investimeve në qendër mund të zbehë edhe historinë e luftës dhe përjetimet e qindra e mijëra qytetarëve që kanë qëndruar me net të tëra në qiellin e hapur në këtë luginë, për ta kaluar kufirin. Ndonjë sigurim fizik nuk ka këtu. Për këtë kishte me qenë shumë e rëndësishme për t’i ruajtur këto, sepse siç e thamë ka pasur demolime të herëpashershme të trenit apo të aseteve të kësaj qendre këtu”, ka thënë më tej Ballazhi.

Në një përgjigje nga Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale theksohet se në projektin “Bllaca ’99” janë investuar 130 mijë euro gjatë viteve 2023 dhe 2024, por në të ardhmen do të ketë edhe investime të tjera.

“Duke i vlerësuar lart rëndësinë dhe ndjeshmërinë e projektit ‘Bllaca ’99’ ka investuar gjatë viteve 2023/2024 rreth 130,000.00 € në ndërtimin e këtij kompleksi. Po ashtu ju njoftojmë se për shkak të rëndësisë që ka ky kompleks, Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale e ka përfshirë në shërbim të mirëmbajtjes mujore që nga viti 2023. Lidhur me çështjen e ngritur për funksionalizim të kamerave ju njoftojmë se në koordinim me Komunën e Hanit të Elezit do të shqyrtojmë mundësinë e funksionalizimit dhe menaxhimit të tyre”, thuhet në përgjigje.

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale ka njoftuar se investime të tilla do të ketë edhe në kategoritë e tjera të vlerave të luftës. Por, vazhdimisht ka pasur raportime për mungesë mirëmbajtjeje të komplekseve të ngritura. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi

La Liga
Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Pesë presidentët e gjallë të SHBA-së fotografohen së bashku në funeralin e Jimmy Carter

Amerika
Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Vetëm dy ditë pas hyrjes - Gjestit i vie një dron në Big Brother VIP Albania

Magazina
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'

Man United hyn në garë për të transferuar 'fituesin e ardhshëm të Topit të Artë'

Premier League
Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Shpërndahet në masë të madhe videoja e Joe Rogan, që një vit më parë kishte parashikuar zjarrin që mund të shpërthej në Los Anxhelos

Amerika
Kalo në kategori