LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 7° cloudy

Qytetarët e Mitrovicës i parashtrojnë kërkesat dhe ankesat e tyre, Komuna i’u premton zgjidhje

Qytetarët e Mitrovicës i parashtrojnë kërkesat dhe ankesat e tyre, Komuna i’u premton zgjidhje
Qytetarët në takimin publik

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur takimi i dytë publik i kryetarit të Komunës së Mitrovicës me qytetarët.

Në këtë takim, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka munguar dhe është zëvendësuar nga nënkryetari, Arian Tahiri, shkruan Telegrafi.

Me anë të këtij takimi, qytetarët patën mundësinë t’i paraqesin pakënaqësitë, nevojat dhe kërkesat e tyre.


Pjesë e takimit ishin kryetarët e fshatrave dhe lagjeve, të cilët nevojat kryesore i kishin për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e trotuareve, rregullimin e kanalizimeve, mbledhjen e mbeturinave, rregullimin e ndriçimit publik e të tjerë.

Kryetari i fshatit Bistricë kërkoi që të vendosen mbrojtëse në rrugët e fshatit ku sipas tij, do të ndikonte në shmangien e aksidenteve, derisa theksoi nevojën e ndërtimit të trotuareve.

Kryetari i fshatit Kushtovë ka kërkuar ndërtimin e trotuareve derisa u shpreh se kjo është kërkesë e kahmotshme. Ai ka thënë se një i tillë është ndërtuar por sipas tij, “nuk është i përfunduar”.

“Më herët, shkak i mungesës së trotuareve ka pasur shumë aksidente me fatalitet”, ka thënë ai.

Kërkesa të ngjashme për rregullimin e rrugëve pati edhe kryetari i fshatit Koprivë.

Ndërsa, kryetari i fshatit Rashan është ankuar se nuk ka pasur investime në këtë fshat prej 10 vitesh.

“Nuk është prekur dhe nuk është rregulluar asgjë në atë pjesë”, ka theksuar ai.

Kjo është kundërshtuar nga nënkryetari Tahiri, duke potencuar se në Rashan janë bërë investime, si rregullimi i rrugëve e renovimi i Qendrës Mjekësore Familjare (QMF).

Derisa, kryetari i lagjes “Ilirida” ose ndryshe ish-Tavniku, si çështje të rëndësishme ka potencuar ndërtimin e çerdhes publike.

Gjersa, kryetari i lagjes së Shipolit është ndarë i kënaqur me punën e ekzekutivit dhe punët që janë bërë në atë lagje, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se nga vendosja e pengesave në rrugë, janë shmangur shumë fatkeqësi, derisa ka kërkuar vendosjen e tyre edhe në afërsi të ambulantës.

Tutje ai shprehi pakënaqësi edhe tek ndriçimi publik që sipas tij, është shumë i nevojshëm dhe se mungesa e tij po paraqet probleme tek qytetarët e asaj pjese, derisa ka treguar se janë edhe gjashtë rrugë të pa-asfaltura në atë zonë.

Për të gjitha këto çështje, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, ka thënë se do të trajtohen dhe se do të mundohen t’i zgjidhin.

“Ishte diskutim pozitiv dhe i frytshëm. Të gjitha këto çështje do t’i trajtojmë dhe do të mundohemi t’i zgjidhim”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Stresi nuk ia zgjati dorën, reagojnë nga Instagrami i Vullnetit: Futeni edhe Gold AG me fansat, i përballon të gjithë

Stresi nuk ia zgjati dorën, reagojnë nga Instagrami i Vullnetit: Futeni edhe Gold AG me fansat, i përballon të gjithë

Magazina
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Trump urdhëron largimin e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Amerika
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

Lajme
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4

Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Mbyllja e 17 lokaleve në Prishtinë, Ndërmarrja Publike Banesore do të vazhdojë me procedurat e përzgjedhjes së qiramarrësve të rinj

Mbyllja e 17 lokaleve në Prishtinë, Ndërmarrja Publike Banesore do të vazhdojë me procedurat e përzgjedhjes së qiramarrësve të rinj

Lajme
Kalo në kategori