LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 6° clearsky_night

Orkestra Frymore “Prizreni” mban koncert në Hungari në bashkëpunim me Ansamblin muzikor të Universitetit “Eötvös Loránd”

Orkestra Frymore “Prizreni” mban koncert në Hungari në bashkëpunim me Ansamblin muzikor të Universitetit “Eötvös Loránd”

Orkestra Frymore “Prizreni” në bashkëpunim me Ansamblin muzikor të Universitetit “Eötvös Loránd” (ELTE) ka mbajtur koncert në Budapest, ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari.

Në këtë aktivitet kulturor kjo orkestër ka prezantuar programin muzikor të përbërë nga veprat e kompozitorëve vendorë dhe të huaj, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit, në koncertin e organizuar nga kjo ambasadë në bashkëpunim me Universitetin ELTE, audienca prej rreth 180 mysafirëve, përfshirë pjesëtarët e korit diplomatik, zyrtarët e lartë të institucioneve hungareze, profesorët e studentët nga Universiteti ELTE, studentët kosovarë dhe diasporën mbarëshqiptare kanë shijuar “tingujt magjik të të dyja orkestrave, nën dirigjim të maestrove Edon Ramadani dhe Laszlo Kovacs, si dhe vokalin magjepsës të sopranos Zana Abazi – Ramadani”.


“Në hapje të mbrëmjes, Ambasadori Delfin Pllana dhe rektori i Universitetit ELTE, László Borhy ndër tjerash nënvizuan se ky koncert është më shumë sesa një ngjarje kulturore, duke qenë dëshmi e lidhjeve të fuqishme ndërmjet Universitetit ELTE dhe studentëve nga Kosova. Të dytë, bashkëpunimin ndërmjet të dyja orkestrave e quajtën si një mjet të mirë të lidhjes përmes muzikës mes popujve dhe kulturave të ndryshme, duke dëshmuar si ndarje e vlerave të përbashkëta, respektit të ndërsjellë, synimeve drejt përsosmërisë dhe zotimit për të ndërtuar ura ndërmjet vendeve dhe kulturave”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Hungari, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë është sqaruar se koncerti është organizuar në kuadër të aktiviteteve të diplomacisë publike të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Budapest, dhe me përkrahje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori