LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° cloudy

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosova

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosova
Pamje nga nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit

Gjatë ditës së sotme është nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes Komunës së Mitrovicës, përfaqësuar nga nënkryetari Arian Tahiri, dhe Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosova.

Ky memorandum bashkëpunimi është nënshkruar për implementimin e projektit rajonal “Të fuqizuar – Përfshirja e Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK), Bashkëpunimi dhe Zhvillimi Rajonal në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Telegrafi.

“Ky projekt, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), ka filluar zbatimin nga 1 Shtatori 2024 dhe do të zgjasë deri më 30 Prill 2028. Drejtuese e projektit është organizata gjermane Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland eV, me partnerët zbatues Albanian Disability Rights Foundation (ADRF), LIR Civil Society (LIR CD), PREDA Plus, Alfa Center, Community Development Institute (CDI) dhe Initiative for Development and Cooperation (IDC)”, thuhet në njoftim.


Ky projekt synon të kontribuojë në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në komunitetet lokale të Ballkanit Perëndimor, duke ofruar shërbime dhe mundësi për punësim, trajnim profesional dhe mbështetje psiko-sociale.

“Pjesë e projektit janë rreth 15 komuna nga rajoni, me fokus në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës dhe mbështetjes për PAK, si dhe ngritjen e potencialit të tyre për punësim”, thuhet tutje në njoftim.

Bëhet e ditur se ky bashkëpunim synon një zhvillim më të mirë të rajonit. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Magazina
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Magazina
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori