Gjatë periudhës së fundit kohore shpeshherë është kritikuar situata dhe menaxhimi i dobët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime. Kjo për shkak të pritjeve të gjata të pacientëve, mungesës së koordinimit të stafit mjekësor e shpeshherë edhe prezenca e kafshëve brenda objektit. Së fundi qytetarët kanë fotografuar prezencën e një mace në shtretërit e QKMF-së.
Qytetari që e ka dashur të mbetej anonim për telegrafin, ka thënë se macja kishte lëvizur nga një shtrat në tjetrin për kohë të gjatë dhe askush nuk e ka larguar.
“Kjo është e pa pranueshme dhe skandaloze sepse kafshët mund të bartin ndonjë sëmundje ngjitëse, prandaj kjo është e pa tolerueshme”, ka thënë burimi.
Rreth kësaj çështje të dielën nëpërmjet një komunikate ka reaguar edhe subjekti opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtime, duke akuzuar qeverisjen lokale për keqmenaxhim të institucioneve publike.
“Situata në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime ka arritur nivele alarmante, duke reflektuar një dështim të plotë të menaxhimit institucional. Fotografitë paraqesin një realitet të papranueshëm: kushte higjienike skandaloze dhe një standard që nuk përputhet me nevojat themelore të kujdesit shëndetësor. Për më tepër, për këtë institucion janë dhënë 59,237.42 € për renovim, por gjendja aktuale le për të dëshiruar dhe për këtë shtrohet pyetja: Ku kanë mbetur këto para dhe çfarë është rinovuar.? Qytetarët kanë të drejtë të dinë si janë shpenzuar fondet publike dhe përse kjo shumë e konsiderueshme nuk ka sjellë asnjë përmirësim të dukshëm në kushtet e QKMF-së”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Shtime.
Sipas këtij subjekti opozitar një mace e shtrirë mbi shtratin e pacientëve brenda një institucioni që supozohet të garantojë shëndetin publik është një simbol i qartë i neglizhencës dhe mungesës së kontrollit.
Më tej PDK-ja ka shtuar se muret e mbuluara me myk dhe lagështia jo vetëm që shkelin standardet bazë të higjienës, por përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin e pacientëve dhe stafit mjekësor.
“Kjo gjendje e turpshme është një pasqyrë e keqmenaxhimit të kryetarit të komunës, Qemajl Aliu, pavarësisht pretendimeve të tij për përkushtim ndaj interesit publik, realiteti në terren dëshmon të kundërtën. Qemajl Aliu së bashku me ushtruesit e detyrës në pozitat kyçe në këtë qendër, janë të interesuar në aktivitete politike se sa për kujdesin e qytetarëve andaj edhe këta i mbanë edhe si të emëruar në mënyrë të kundërligjshme, një fakt i konfirmuar edhe nga Inspektorati i Punës. Kjo qasje e papërgjegjshme tregon se ushtruesit e pozitave kyçe në QKMF, janë më shumë të interesuar në ruajtjen e pozicioneve dhe interesave personale sesa në përmirësimin e kushteve për qytetarët e Shtimes”, thuhet më tej në reagimin e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i bën thirrje publike kryetarit të komunës Qemajl Aliu dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të përmirësuar këtë situate, ndërsa sipas opozitës emergjente është heqjen nga detyra të individëve që drejtojnë institucionin në mënyrë të kundërligjshme. Pastaj, përmirësimin e kushteve sanitare dhe infrastrukturës së QKMF-së për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve dhe shëndeti publik nuk mund të jetë viktimë e dështimeve administrative.
Në anën tjetër ushtruesi i detyrës së drejtori të QKMF-së Ilaz Kadrijaj, nëpërmjet telefonit të dielën ka thënë se fotot e publikuara nga opozita e disa individ mund të jenë të më hershme, ndërkaq zotohet se higjiena është në nivel të lartë brenda institucionit.
“Ato foto të opozitës janë të hershme të asaj mace, por ata dhe disa militant po e shfrytëzojnë rastin me na sulmuar në forma të ndryshme. Pastaj lagështi brenda objektit nuk ka ndërkaq pastërtia është në nivel të lartë. Opozitës po i pengon pozita ime në krye të institucionit, por në kohën kur ata ishin në pushtet mua më patën ngrit në pozitën e shefit për shkak të meritës dhe punës time”, ka thënë shkurt Kadrijaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025