LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 7° partlycloudy_day

Avonet kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit të prokurimit për menaxhimin e mbeturinave

Avonet kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit të prokurimit për menaxhimin e mbeturinave

Rrjeti i OJQ-ve “AVONET” kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me inicimin e aktivitetit të prokurimit me titull: “Menaxhimi i mbeturinave”, me numër të prokurimit 616-24-11988-2-1-1, të iniciuar nga Komuna e Prishtinës, në vlerë prej 16.5 milionë eurosh.

“Gjatë monitorimit të kësaj procedure të tenderit, AVONET ka identifikuar se Komuna e Prishtinës, në cilësinë e Autoritetit Kontraktues, ka shkelur nenin 9, paragrafi 9.4 të Ligjit për Prokurim Publik, i cili e detyron çdo autoritet kontraktues të verifikojë nëse shërbimi i nevojshëm mund të ofrohet nga një autoritet tjetër publik përpara inicimit të një tenderi”, thuhet në reagim.

Në këtë rast, sipas tyre Komuna e Prishtinës nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të verifikuar nëse shërbimi i menaxhimit të mbeturinave mund të kryhet nga ndërmarrja publike, e në këtë rast nga KRM “Pastrimi”, e cila deri më tani ka kryer këtë shërbim në menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Prishtinës.


“Mosrespektimi i këtij detyrimi e bën inicimin e aktivitetit të prokurimit të kundërligjshëm. Komuna e Prishtinës duhet të i ofrojë KRM “Pastrimit” mundësinë e deklarimit nëse kanë kapacitet për shërbim të plotë, por jo të zhvilloj procedurë të hapur të aktivitetit të prokurimit, sepse KRM “Pastrimi” është kompani publike, ku Komuna e Prishtinës është pronare e 77.40% të aksioneve”, vijon reagimi.

Për më tepër, Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportet e saj të fundit, ka evidentuar disa raste të ngjashme të mosrespektimit të dispozitave të Ligjit për Prokurim Publik, e konkretisht të nenit 9, paragrafi 9.4, nga autoritete kontraktuese të ndryshme, duke përfshirë mungesën e koordinimit me autoritetet publike ekzistuese.

AVONET kërkon që Komuna e Prishtinës të anulojë menjëherë këtë aktivitet të prokurimit, i cili bie ndesh me normat ligjore dhe të përmbushë detyrimet e saj ligjore, duke siguruar që të gjitha procedurat e prokurimit respektojnë standardet e ligjshmërisë dhe transparencës./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Kalo në kategori