LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 8° partlycloudy_day

“16 Ditët e Aktivizmit” – Komuna e Gjilanit dhe ajo e Vitisë fuqizojnë ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje

“16 Ditët e Aktivizmit” – Komuna e Gjilanit dhe ajo e Vitisë fuqizojnë ndërgjegjësimin kundër dhunës në familje

Në kuadër të fushatës ’16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje’, Komuna e Vitisë dhe ajo e Gjilanit kanë hapur organizimet për ndërgjegjësim dhe parandalim ndaj dhunës në familje.

Në Komunë të Vitisë është mbajtur tryezë dikusitmi, me çrast Ibadete Hyseni, zyrtare për Barazi Gjinore, theksoi angazhimin e vazhdueshëm të komunës për përmirësimin e trajtimit të dhunës ndaj grave dhe ndihmën ndaj viktimave.

“Komuna jonë ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar trajtimin e dhunës ndaj grave dhe ka ndërtuar një mekanizëm të koordinuar për të mbështetur viktimat. Gjatë viteve të fundit, kemi arritur disa rezultate të rëndësishme në këtë drejtim, duke krijuar mekanizma koordinues për mbrojtjen e viktimave dhe duke zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese për qytetarët dhe nxënësit”, u shpreh ajo.


Një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të zhvilluara ka përfshirë trajnime për punonjësit e shërbimeve publike dhe aktivitete edukative për nxënësit dhe qytetarët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dhunës në familje dhe shoqëri.

Po ashtu, është theksuar edhe rritja e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile që punojnë në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve.

Ndërsa, në Komunën e Gjilanit në kuadër të kësaj fushate është mbajtur ligjeratë vetëdijësuese e fokusuar te ndalimi i dhunës në familje, rëndësia  e ndërhyrjes së hershme për të mbrojtur individëd dhe familjet.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, tha se të gjithë, sidomos gjeneratat e reja duhet të merren me këtë problem të shëmtuar dhe të gjitha dukuritë tjera që paraqiten në shoqërinë tonë.

“Pra njëherë e përgjithmonë këtij problemi t’i vije fundi e të ndalet. Rëndësia e ndërhyrjes së hershme duhet të jetë për të mbrojtur individët dhe familjet”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit uroi që të ketë 16 ditë aktivitete të rëndësishme për shoqërinë dhe ndërgjegjësim kundër këtij fenomeni.

Ky aktivitet në Komunën e Gjilanit ka adresuar veçanërisht nxënësit e shkollave të mesme, duke synuar të ofrojë njohuri për të parandaluar këtë fenomen.

"16 Ditët e Aktivizmit", fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore
Lexo po ashtu "16 Ditët e Aktivizmit", fillon sot fushata kundër dhunës me bazë gjinore

Ndryshe, fushata  “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në Familje” ka si qëllim ngritjen e vetëdijes dhe forcimin e bashkëpunimit për të eleminuar dhunën dhe ofruar mbështetje për ata që kanë nevojë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Kalo në kategori