LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -3° cloudy

Opozita në Shtime kërkon nga ekzekutivi moszbatimin e Doracakut për Edukimin Seksual në këtë komunë

Opozita në Shtime kërkon nga ekzekutivi moszbatimin e Doracakut për Edukimin Seksual në këtë komunë

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Shtime, nëpërmjet një komunikate ka bërë me dije se ka pranuar shqetësime të vazhdueshme nga prindërit dhe mësimdhënësit  lidhur me Doracakun për Edukimin Seksual. Andaj me këtë rast ka kërkuar për nënshkrimin e Vendimit për moszbatimin e këtij Doracaku I cili ka ardhur nga niveli qendror.

“Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Shtime, duke ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit lidhur me përdorimin e Doracakëve për “Edukimin Seksual dhe Shëndetin Riprodhues” për klasat 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Republikës së Kosovës, kërkon nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, drejtoresha e Arsimit, Yllka Fejzullahu, dhe ushtruesi i detyrës së shefit të Sektorit të Arsimit, Lulzim Sahiti, që të ndërmarrin një Vendim të menjëhershëm për moszbatimin e këtyre Doracakëve për edukimin seksual në shkollat e komunës së Shtimes”, thuhet në komunikatë.

Sipas PDK-së, kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e ngritura nga prindërit dhe mësuesit të cilët kanë shprehur brengat e tyre lidhur me përmbajtjen dhe përputhshmërinë e këtyre materialeve me vlerat dhe normat kulturore, fetare dhe shoqërore të komunitetit tonë.


“Për këtë arsye, kërkojmë që të merret masë e menjëhershme për moszbatimin e këtyre doracakëve deri në rishikimin dhe miratimin e tyre nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Shpresojmë se vendimi për moszbatimin e këtyre doracakëve do të nënshkruhet dhe do të zbatohet sa më shpejt, për të ruajtur integritetin dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve tanë”, thuhet më tej në komunikatë.

Në anën tjetër Telegrafi është në pritje të një përgjigjeje nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Shtimes Yllka Fejzullahu. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Gerrard ka zbuluar dy lojtarët e vetëm nga të cilët kishte 'frikë' gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori