Besim Ndregjoni
Këto ditë mësuam nga ‘DW’, se një ish-agjent i Stasi-t, ish-sigurimi i shtetit të RDGj-së, u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Landit të Berlinit për një vrasje në pikëkalimin kufitar të stacionit Berlinit – Fridrihshtrase – në vitin 1974. Të hënën gjykata e konsideroi të dëshmuar se tashmë i dënuari, 80-vjeçar, kishte qëlluar një shtetas polak gjatë operacionit të Stasi-t në zonën e transit të stacionit. Prokuroria kishte kërkuar dymbëdhjetë vjet burg. Komisionerja e Brandenburgut për pasojat e diktaturës komuniste, Maria Nooke, e përshëndeti vendimin. “Është në përputhje me vlerësimin historik të rastit”, tha Nooke.
Gjyqi tregon rëndësinë e rivlerësimit ligjor dhe shoqëror të padrejtësisë së RDGj-së, deri sot. Kjo është drejtësia gjermane, ai komb që përballoi dy diktatura naziste dhe komuniste, nuk i harron krimet e komunizmit dhe për dënimin e tyre vendos drejtësia, jo politika. Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist-stalinist, i cili nuk ka marrë asnjë masë serioze për të pastruar jetën politike nga mbeturinat e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ma shumë se kurrë, sot janë ma të rrezikshme se shfaqen në mënyrë të kamufluar në institucionet shtetërore dhe shoqërisë civile si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut. Klasa politike shqiptare asnjëherë deri në sot nuk ka lejuar që të analizohen shkaqet që çuan në hartimin e skemës së komunizmit shqiptar si një lloj i veçantë nga vendet e lindjes.
Krimet e komunizmit në Shqipëri jo vetëm nuk iu nënshtruan analizave juridike, por u përdorën me retorika ideologjike për të gëzuar pushtet dhe jo për t’i shërbyer të vërtetës dhe demokracisë. Dhe, mbas rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të komunizmit, Shqipëria u mjaftua vetëm me një rezolutë parlamentare dhe kjo e votuar vetëm nga Partia Demokratike, për arsye se Partia Socialiste, trashëgimtarja e Partisë Komuniste që i kreu këto krime, u largua nga votimi në parlament në vitin 1996, duke demonstruar papërgjegjshmëri morale e politike për krimet e diktaturës komuniste.
Diktatura enveriste-staliniste në Shqipëri ishte një pushtet xhungël që u aplikuar në një vend të vogël ku krimi ishte dominues në mbajtjen e pushtetit. Shifrat tronditëse të krimit komunist që kanë ndodhur në vendin tonë nuk kanë të bëjnë fare me pushtetet komuniste në Evropën Juglindore. Xhelatët e xhunglës shqiptare vrisnin kundërshtarët politikë, vritnin mendjet e ndritura intelektuale të fushave të ndryshme si të artit, kulturës, të politikës etj.; ata vritnin si fshatarin e thjeshtë, edhe intelektualin me përmasa kombëtare. Kufiri shqiptar ishte bërë arenë e vrasjeve të të rinjve dhe qendrat e banuara ishin bërë sheshe manifestimesh e dekorimeve të xhelatëve për vrasjet e shqiptarëve antikomunistë dhe duartrokitjeve të komunistëve për aktin barbar që kryenin. Të gjitha këto krime kanë dosjet e shqiptarëve të vrarë e të burgosur, të internuar e të mbijetuarve të diktaturës komuniste.
Këto dosje i kanë krijuar ish-politikanë, hetues, gjyqtarë, sekretarë partie, operativë të Sigurimit të Shtetit, administratorë të lartë të diktaturës hoxhiste, sot drejtues të politikëbërjes shqiptare. Në cilin vend të botës demokratike mbrohen me kushtetutë krimet e komunizmit. 34 vjet që politika shqiptare përdor heshtjen ndaj krimeve të komunizmit, ku 35-40 për qind e popullsisë i provoi këto krime me shkatërrime brezash. Shqipëria përjeton demokraci formale për mbrojtjen e komunistëve dhe nuk venë përballë drejtësisë krimet që shkaktoi diktatura. Trumbetohet nga falangat e diktaturës, mbrojtja e të drejtave dhe lirive të xhelatëve të diktaturës dhe heshtet për krimet që pësuan kundërshtarët e diktaturës. I vetmi vend në Evropë që ka mbi gjashtë mijë shqiptarë të vrarë që u kanë humbur dhe kufomat dhe sot ata që i dhanë Shqipërisë, pavarësinë, krijuan shtetin e parë shqiptar mbas 500 vitesh pushtim otoman, ata që e pritën fashizmin me armë në dorë, ata që nën pushtimin nazistë, shpëtuan jetë hebrenjsh, ata që i rezistuan diktaturës komuniste për 50 vite, sot nuk kanë një varr në tokën e tyre.
Demokracia shqiptare flet për të drejtat e xhelatëve dhe nuk i çoi para drejtësisë si Gjermania, por përkundrazi ka ndërtuar ligje privilegjuese politike ekonomike dhe sot, të përndjekurit dhe të burgosurit politikë nuk lejohen të jenë pjesë e politikëbërjes apo të marrin poste drejtuese në institucionet e shtetit shqiptar. Po ju sjellim në vëmendje trajtimin e pensioneve në mes të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të ish-burgosurve politikë. Të burgosurit politikë marrin pensione qesharake 100 euro në muaj, kurse operativët, hetuesit, gjyqtarët, sekretarët e partisë kanë pensione marramendëse mbi 1000 euro. Sot sistemi politik, juridik arsimor, shoqëria civile, drejtohen nga ish-prokurorë dhe hetues të diktaturës, drejtojnë sistemin politik në vend. Sot librat shkollorë e paraqesin diktaturën si një pushtet që ka ndërtuar Shqipërinë e ka bërë luftën dhe nuk ka një faqe të vetëm për krimet e tyre çnjerëzore.
Ka mbi 34 vjet që iu kërkojmë institucioneve të shtetit shqiptar t’i dënojnë krimet e komunizmit me ligj si Evropa, por Presidenti, Parlamenti, Qeveria, edhe opozita kanë mbi 10 muaj që heshtin ndaj kërkesës sonë për të bërë ligjin e dënimeve të krimeve të komunizmit. Konferenca Ipeshknore e Shqipërisë, Komuniteti Mysliman, ai Bektashian dhe ai Ortodoks, iu kanë dorëzuar kërkesën që të bëhet ligji i dënimeve të krimeve të komunizmit. Gjithashtu edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë i është bashkuar heshtjes shtetërore. Turp kombëtar për këta institucione që bëjnë politikë me gjakun e pafajshëm të shqiptarëve antikomunistë.
Turp për ambasadorët e vendeve demokratike që i bashkohen kësaj heshtje antinjerëzore. A është antikushtetuese, zotërinj parlamentarë që këto krime të mos të dënohen moralisht dhe ligjërisht dhe tani mbas 34 vitesh të ashtuquajtur sistem demokratik. A është antikushtetuese zotërinj drejtues të shtetit shqiptar që diktatori ma i tmerrshëm mbas Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha, gëzon titujt e nderit e viktimat e regjimit s’kanë një varr. Përse në Shqipëri nuk u lejohet të dënohen krimet e komunizmit?! Vetëm në Kushtetutën komuniste ligjërohen krimet e mbrohen kriminelët. Të drejtë paskan ata që kryen krime, ne që u viktimizuan duhet të heshtim për të “drejtat” e atyre që na viktimizuan. Në rastin tonë kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të kriminelëve komunistë në një proces të mbështetur në drejtësi.
Është rikthimi i plotë në liri dhe dinjitet për të gjithë, asht mbrojtje nga “dora e shtetit” e nga “grushti i hijeve të zeza”, një shtet dhe shoqëri e këtillë nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi! Tek ne dhe sot, mbas 34 vjetëve, nuk është dënuar krimi komunist 50-vjeçar, me gjithë sjelljen tonë fisnike, që përbuzëm hakmarrjen. Ne, antikomunistët, jemi breznia që këputëm zinxhirin e hakmarrjes, një fitore historike e shpirtit shqiptar. Duhen dënuar krimet e komunizmit siç po i dënon Gjermania për hir të breznive të reja që të mos përsëritet e kaluara tragjike. Kjo është një detyrë primare për të gjithë, por sidomos për ne. Zotërinj parlamentarë, ju sjell në vëmendje thënien e një të burgosuri politik spanjoll: “Mos e mbyllni librin e krimeve të komunizmit derisa çdo rresht, çdo faqe të lexohet nga të gjithë”.
Dhe, më tepër, nga ju që jeni ligjvënës e që duhet të mbroni të drejtat dhe liritë e njeriut. Bëhuni palë në dënimin e krimeve të komunizmit, siç vepron drejtësia dhe shteti gjerman, se kështu u shërbehet jetëve njerëzore të pafajshme shqiptare. Morali është ligj i pashkruar, por që gjen zbatim çdo ditë në një shoqëri të civilizuar e demokratike. Këtë Shqipëri duam ne të mbijetuarit e xhunglës. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën luftuam ne kundërshtarët e komunizmit. Kjo nuk është Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarëve të lirë. Për të cilën kemi ëndërruar e shpresuar në këtë 34-vjeçar tranzicion komunistë”. Ndiqni shembullin gjerman, zotërinj shtetarë shqiptarë, dënimi i krimeve të komunizmit është drejtësi dhe jo hakmarrje, por edhe paqe për breznitë e reja. Ne, të mbijetuarit e diktaturës po presim çdo ditë, kur do ta kaloni ligjin në parlament që t’i dënoni krimet makabre të enverizmit e t’i bashkohemi Evropës si vendet e tjera demokratike! “Hakmarrje, jo”, “Drejtësi, po”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGramosi, i eliminuari i dytë nga Big Bother VIP Albania
Pensionistët kërkojnë rritje pensioni dhe heqjen e kërkesës për paraqitje çdo gjashtë muaj
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali