LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 15° clearsky_night

Prej dy vitesh bashkëvendësit e kryetarit të Shtimes Qemajl Aliu përballen me kundërmim nga rrjeti i kanalizimit

Prej dy vitesh bashkëvendësit e kryetarit të Shtimes Qemajl Aliu përballen me kundërmim nga rrjeti i kanalizimit

Banorë të fshatit Godanc të Komunës së Shtimes prej më shumë se dy vjet po përballen me kundërmim nga rrjeti i kanalizimit derisa ujërat e zeza kanë depërtuar mbi sipërfaqen e tokës. Me këtë gjendje të rënduar më së shumti po përballen banorët e lagjes “Qadraku” të cilët disa herë kanë kërkuar hapjen e gypave të kanalizimit, mirëpo deri më tash komuna nuk i ka shqyrtuar kërkesat e tyre.

Ani se kryetari i Komunës Qemajl Aliu, është nga fshati Godanc, bashkëvendësit e tij kanë shprehur shqetësime se premtimet për rregullimin e mirëqenies së tyre nuk u realizuan.

Sipas banorëve kundërmimi i rrjetit të kanalizimit po e vështirëson jetesën, ndërkohë gjendja po rëndohet më së shumti kur ka të reshura të shiut, ndërkaq fëmijët po rrezikohen nga ndonjë epidemi gjatë vajtje-ardhje nga shkolla.


Bujar Ismajli, banor nga ky fshat ka thënë për Telegrafin se tash e dy vjet po përballen me kundërmim, ndërkohë me gjithë insistimin e një kompanie për hapjen e gypave, nuk është kryer puna.

“Prej që është paraqitur ky problem i kanalizimit e ka tronditur gjithë fshatin dhe jo veç neve. Për shkak të kundërmimit të madh aty mund të ndodh ndonjë epidemi. Kohë më parë ka ardhur një kompani e cila e ka vërtetuar se nuk mund të hapet kanalizimi dhe kanë ecur. Hapa për me zgjidh këtë problem nuk janë ndërmarr hiç, andaj është problem shumë i madh”, ka thënë ai.

Po ashtu edhe Ilir Ismajli bashkëvendësi tjetër i kryetarit Qemajl Aliu, ka thënë se me vetiniciativë e kanë hapur një kanal për rrjedhjen e ujërave të zeza pasi që ato kanë depërtuar afër varrezave të lagjes “Qadraku”.

Sipas tij, rrjedha e ujërave të zeza po paraqet telashe edhe për fëmijët gjatë vajtje-ardhje nga shkolla, andaj kërkon nga  institucionet komunale me urgjencë ta rregullojnë rrjetin e kanalizimit në mënyrë që mos të vjen puna e protestave.

“Ne shprehim shqetësimet tona duke mos e politizuar këtë punë, por ne kërkojmë rregullimin e rrjetit të kanalizimit sa më shpejtë që është e mundur sepse të gjithë jemi në hall dhe po përballemi me kundërmim tash e dy vjet. Pra, ne si banor jemi munduar ta rregullojmë këtë problem, por është e pamundur sepse gypat janë të bllokuar dhe duhet intervenim i institucionit të komunës. Gjendja aktuale tash e dy vjet po shkakton dëme të mëdha dhe kundërmim të madh për ta vazhduar jetesën në këtë lagje, prandaj me urgjencë kërkojmë intervenimin institucional”, ka thënë midis të tjerash Ismajli.

Në anën tjetër, Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga vetë kryetari i komunës Qemajl Aliu, por ai nuk ishte i qasshëm.  Ndërkohë, Telegrafi është në pritje të përgjigjeve nga zyra për informim të kësaj komune. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Vendosja e gurëve në hekurudhë, kryeshefi i Trainkos: Akt sabotimi me elemente terroriste

Lajme
Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind

Ekonomi
Mali i Zi publikon rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, më pak se pesë për qind janë shqiptarë

Mali i Zi publikon rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë, më pak se pesë për qind janë shqiptarë

Mali i Zi
Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Diaspora i çon letër kancelarit Olaf Scholz: Kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe për qytetarët e Kosovës

Lajme
Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Liverpooli i jep lejen përfundimisht yllit të skuadrës që të largohet në fund të sezonit

Premier League
Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Çekia ndalet nga Ukraina, situata e grupit të Shqipërisë dhe orari i ndeshjeve të nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori