LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 12° clearsky_day

Sa premtime i kanë realizuar kryetarët e komunave të rajonit të Gjilanit gjatë këtij mandati?

Sa premtime i kanë realizuar kryetarët e komunave të rajonit të Gjilanit gjatë këtij mandati?

Instituti GAP para disa ditësh ka publikuar një raport, i cili analizon përmbushjen e premtimeve zgjedhore të kryetarëve të komunave për periudhën 2021-2025.

Sipas raportit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka arritur të përfundoj gjysmën e premtimeve, të cilat i pati dhënë në fushatën zgjedhore të vitit 2021.

Në raport thuhet se Hyseni ka përmbushur 64 premtime në total nga 109 të premtuara, pesë janë gjysmë të përfunduara, 18 kanë filluar dhe 22 prej tyre ende nuk kanë filluar.


Ndërsa, kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, gjatë fushatës zgjedhore pati dhënë 56 premtime.

Rahimaj nga 56 premtime, ka arritur të përfundoj 31 prej tyre, 11 nga to janë gjysmë të përfunduara, katër kanë filluar dhe 10 ende nuk kanë filluar.

Vlen të theksohet se Hyseni dhe Rahimaj janë kryetarë nga radhët e Vetëvendosjes.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pati dhënë vetëm 18 premtime.

Haliti që është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka arritur të përmbush shtatë nga numri total i premtimeve, shtatë të tjera janë gjysmë të përfunduara, tre ende pa filluar dhe një ende nuk ka filluar.

Ndryshe nga të tjerët, kryetarja e Komunës së Ranillugut, Katarina Risteliq, dhe kryetari i Komunës së Parteshit, Dragan Petkoviq, nuk patën dhënë asnjë premtim.

Sipas raportit të Institutit GAP, thuhet se të njëjtit në zgjedhjet lokale të fundit nuk kanë zhvilluar fushatë aktive në terren dhe nuk kanë pasur programe zgjedhore. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Edhe pse u martuan pas vdekjes së tij, Blerina Kllokoqi tregon se fëmijëve ua vendosën dy emrat që Presidenti Rugova kishte lënë amanet

Magazina
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Formula 1
A po shkon Lindja e Mesme drejt një lufte raketore pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit?

A po shkon Lindja e Mesme drejt një lufte raketore pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit?

Botë
Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Notat e lojtarëve, Bayer Leverkusen 1-0 Milan: Vlerësimi për Xhakën dhe të tjerët

Liga e Kampionëve
Krejt çfarë ndodhi gjatë dhe pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit - minutë pas minute

Krejt çfarë ndodhi gjatë dhe pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit - minutë pas minute

Botë
Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Lajme
Kalo në kategori