LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 13° fair_day

“Hidroregjioni Jugor” kërkon nga konsumatorët që t’i paguajnë me rregull faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit

“Hidroregjioni Jugor” kërkon nga konsumatorët që t’i paguajnë me rregull faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” i ka bërë thirrje konsumatorëve që ti paguajnë faturat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit me kohë.

Sipas kësaj kompanie, vetëm me pagesa të rregullta, mund të shmanget procedimi i lëndëve në përmbarim apo edhe shkyçjet, ndërkohë që arkëtimi i duhur i mjeteve financiare mundëson financimin e investimeve për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve, raporton Telegrafi.

“Ne  ju ftojmë të paguani faturat e ujit me kohë! Kjo është një përgjegjësi e përbashkët qytetare dhe ndihmon në ruajtjen e burimeve të ujit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm të ujit. Po ashtu, me pagesat e këtyre faturave ndihmoni për një mjedis më të qëndrueshëm dhe furnizim më të sigurt të ujit, si dhe në financimin e investimeve të nevojshme për të ruajtur dhe përmirësuar këto shërbime”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”.


Në të njëjtën kohë, kompania ka bërë të ditur se pagesat e faturave mund të kryhen në të gjitha njësitë operative, përmes llogarive bankare apo edhe përmes aplikacionit E-HRJ. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

La Liga
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ronaldo kërkon nga drejtuesit e Al Nassr t’i bëjnë yllit të Man Cityt një ofertë prej një milionë eurosh në javë

Ndërkombëtare
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Kalo në kategori