LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Kosova vs Rumania

Kosovë – Rumani, Dardanët synojnë ta nisin me fitore edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përditesuar Para 3 ore e 5 min

Sot (e premte), Kombëtarja e Kosovës do të luajë në shtëpi ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të rumunëve të takimin e sotëm të vlefshëm për Grupin 2 të Ligës C.


Ky takim është paraparë të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Ekipi Dardanë i udhëhequr nga përzgjedhësi gjerman, Franco Foda, është gati për këtë përballje dhe synon ta nis edicionin e ri 2024/25 me fitore.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 16:38:13" ["time"]=> string(11) "Para 22 min" ["update"]=> bool(true) } Para 22 min

Pak para ndeshjes me Kosovën, lojtarët rumunë kishin një vizitë befasuese

Një grup ushtarësh rumunë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë vizituan futbollistët e kombëtares së Rumanisë në hotelin e tyre në Prishtinë të enjten mbrëma.

Lajmi i plotë>>>


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 15:25:05" ["time"]=> string(11) "Para 50 min" ["update"]=> bool(true) } Para 50 min

Kushtrim Mushica përzgjedh formacionin e tij të preferuar të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë

Kosova do të përballet sot (e premte) me Rumaninë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

I ftuar në një podcast të Telegrafit për të diskutuar për këtë ndeshje, ka qenë ish-portieri i njohur i shumë ekipeve kosovare, si dhe dikur reprezentuesi i Kosovës, Kushtrim Mushica.

Mushica ndër të tjerash, ka bërë zgjedhjet e tij në atë se cili është formacioni i duhur me të cilin ‘Dardanët’ duhet të zbresin në fushë sonte, duke treguar edhe zëvendësimet të cilat duhet t’i bëjë përzgjedhësi Franco Foda.


Lajmi i plotë… 

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 15:07:16" ["time"]=> string(18) "Para 1 ore e 8 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 8 min

Përballjet direkte mes Kosovës dhe Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte (e premte) me Rumaninë nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kjo do të jetë përballja e tretë në histori për këto dy kombëtare, pasi më parë kanë luajtur dy ndeshje gjatë vitit 2023 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Nga dy ndeshjet e para, Rumania ka fituar një ndeshje 2-0 dhe tjetra ka përfunduar 0-0, duke bërë që Dardanët të mos kenë rezultat pozitiv në këtë fillim.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 14:44:16" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 31 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 31 min

Forma e Rumanisë para përballjes me Kosovëm

Kombëtarja e Rumanisë është në një formë jo aq edhe të mirë para ndeshjes së sotme ndaj Kosovës.

Rumunët nga pesë ndeshjet e fundit kanë dy humbje, dy barazime dhe një fitore.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 14:39:06" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 36 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 36 min

Forma e Kosovës para ndeshjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës nuk është aspak në formë të mirë para ndeshjes ndaj Rumanisë, por do të mundohet ta rikthej formën dhe fitoren pikërisht nga kjo ndeshje.

Në pesë ndeshjet e fundit, Dardanët kanë tri humbje, një barazim dhe një fitore me një goldallim 2-7.


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 14:18:41" ["time"]=> string(19) "Para 1 ore e 57 min" ["update"]=> bool(true) } Para 1 ore e 57 min

Gjyqtarët e ndeshjes Kosovë–Rumani në Ligën e Kombeve

Kosova do të jetë nikoqir i Rumanisë për ndeshjen e sotme që zhvillohet nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Grupi 2 në Ligën C.

Tashmë UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet e Ligës së Kombeve, derisa Dardanët kanë mësuar emrin e gjyqtarit që do të ndajë drejtësinë.

Gjyqtari nga Azerbajxhani, Aliyar Aghayev, do ta drejtojë ndeshjen mes Kosovës dhe Rumanisë.


Asistentët e 36-vjeçarit Aghayev do të jenë Zeynal Zeynalov dhe Akif Amirali, po ashtu nga Azerbajxhani.

array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 13:37:01" ["time"]=> string(19) "Para 2 ore e 39 min" ["update"]=> bool(true) } Para 2 ore e 39 min

Kosova bëri edhe sot stërvitje të lehtë dhe motivim maksimal para përballjes me Rumaninë

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një seancë të lehtë stërvitore gjatë paradites së sotme (e premte) në Kampin Nacional në Hajvali, si pjesë e përgatitjeve finale për përballjen e mbrëmjes kundër Rumanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45, në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, gjë të cilën e praktikon përzgjedhësi Franco Foda para çdo ndeshje.

Futbollistët dardanë, nën udhëheqjen e përzgjedhësit Foda dhe stafit të tij teknik, u angazhuan në ushtrime të lehta fizike dhe disa lojëra të shkurtra me top, duke u fokusuar në ruajtjen e freskisë fizike dhe koncentrimit të nevojshëm për sfidën e mbrëmjes.

Lajmi i plotë…


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 13:00:41" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 15 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 15 min

Lucescu debuton si trajner i Rumanisë, formacioni i mundshëm ndaj Kosovës

Kosova e nis sot edicionin 2024/25 në Ligën e Kombeve, ku e pret Rumaninë në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka vendosur tashmë për formacionin e tij në ndeshjen ndaj Kombëtares së Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë…


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 12:40:04" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 36 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 36 min

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Kombëtarja e Kosovës e nis sot edicionin 2024/25 në Ligën e Kombeve, ku e pret Rumaninë në ndeshjen e parë të Grupit 2 të Ligës C, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi Franco Foda pritet të mos bëjë shumë ndryshime dhe t’ju besojë senatorëve apo ‘veteranëve’ të ekipit për ndeshjen e sotme (e premte) ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë…


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 12:20:28" ["time"]=> string(19) "Para 3 ore e 55 min" ["update"]=> bool(true) } Para 3 ore e 55 min

Ndërpritet për pak çaste stërvitja e Rumanisë në “Fadil Vokrri” shkaku i një tymuesit

Në momentin që lojtarët e Rumanisë po fillonin stërvitjen në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, një mjet tymosës është hedhur në tribunën veriore.

Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe futbollistët rumunë janë kthyer në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie, sipas “golazo.ro”.

Lajmi i plotë..


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 12:00:45" ["time"]=> string(19) "Para 4 ore e 15 min" ["update"]=> bool(true) } Para 4 ore e 15 min

Trajneri i Rumanisë shpreson që të mos ketë incidente në “Fadil Vokrri”

Kosova është nikoqir i Rumanisë për përballjen në kuadër të Ligës së Kombeve, përkatësisht Liga C, Grupi 2, sot me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu ka thënë se shpreson që të ketë atmosferë loje dhe pa incidente.

Lajmi i plotë… 


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 11:30:15" ["time"]=> string(19) "Para 4 ore e 45 min" ["update"]=> bool(true) } Para 4 ore e 45 min

Vedat Muriqi e di se çfarë presin nga Rumania, por janë shumë të përgatitur

Kombëtarja e Kosovës është nikoqire e Rumanisë në ndeshjen e sotme (e premte) në ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Si Franco Foda edhe Vedat Muriqi ka thënë se e njeh shumë mirë lojën që bën trajner i Rumanisë para ndeshjes së Kosovë në Ligën e Kombeve.

Lajmi i plotë…


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 11:00:16" ["time"]=> string(19) "Para 5 ore e 15 min" ["update"]=> bool(true) } Para 5 ore e 15 min

Foda thotë se e njeh shumë mirë lojën e trajnerit të Rumanisë

Kosova do të përballet me Rumaninë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

Trajneri Franco Foda ka thënë se e njeh shumë mirë kundërshtarin, por që është ankuar mes tjerash në kushtet e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Lajmi i plotë… 


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 10:40:13" ["time"]=> string(19) "Para 5 ore e 35 min" ["update"]=> bool(true) } Para 5 ore e 35 min

Emir Sahiti me mesazh të qartë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Sulmuesi anësor, Emir Sahiti, i cili këtë afat kalimtar kaloi te Hamburg në Bundesliga 2, ka folur pas rikthimit të tij pas dy vitesh mungesë te Kombëtarja e Kosovës.

Ai ka falëndëruar Franco Fodan për ftesën dhe ka shtuar se këtu është për të ndihmuar ekpin në çdo formë, nuk ka rëndësi a luan apo jo. 

Lajmi i plotë…


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 10:20:11" ["time"]=> string(19) "Para 5 ore e 55 min" ["update"]=> bool(true) } Para 5 ore e 55 min

“Mezi presim t’i fitojmë ndeshjet, ndaj Rumanisë për revansh” – Aro Muric i bindur në sukses

Nga grumbullimi i parë ka folur portieri i parë i Kosovës, Arijanet Muric, i cili është shprehur optimist për përballjen me Rumaninë.

Gardiani i portës ‘Dardane’ deklaroi se mezi pret t’i fitojë ndeshjet, ndërsa edhe kërkoi revanzh ndaj rumunëve, që i mposhtën në ndeshjen e diskutuar në Bukuresht.  

Lajmi i plotë…


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 10:00:57" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 15 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 15 min

Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda optimistë për fitore ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë në shtëpi ndaj Rumanisë në ndeshjen e parë të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Mbrojtësit e Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda janë shprehur optimistë për fitoren ndaj Rumanisë, në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë…


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 09:30:35" ["time"]=> string(19) "Para 6 ore e 45 min" ["update"]=> bool(true) } Para 6 ore e 45 min

Donat Rudhani dhe Albion Rrahmani thonë se duan tri pikët kundër Rumanisë, kanë edhe nga një mesazh për ‘Dardanët’

Kombëtarja e Kosovës do ta nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve me një ndeshje ndaj Rumanisë në në “Fadil Vokrri” të premten, në kuadër të Grupin 2 të Ligës C.

Dy nga yjet e Kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani dhe Albion Rrahmani janë optimist se do t’i marrin të tre pikët në ndeshjen ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Lajmi i plotë… 


array(3) { ["date"]=> string(19) "09-06-2024 09:00:30" ["time"]=> string(19) "Para 7 ore e 15 min" ["update"]=> bool(true) } Para 7 ore e 15 min

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen që Kosova do ta zhvillojë ndaj Rumanisë të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja Kosovë – Rumani i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve dhe shihet si përballja kryesore e këtij grupi.

Biletat në shitje u lëshuan më 23 gusht dhe të gjitha janë shitur nëpërmjet platformës “online”.


Lajmi i plotë…