LAJMI I FUNDIT:

Si të bësh miq të rinj, por të ruash të vjetrit

Si të bësh miq të rinj, por të ruash të vjetrit

Shprehja e njohur: “Bëj miq të rinj, por ruaj të vjetrit” përmbledh thelbin e miqësisë dhe rëndësinë e ruajtjes së lidhjeve të vjetra edhe kur krijon marrëdhënie të reja

Megjithatë, ruajtja e miqësive të vjetra që nga fëmijëria dhe krijimi i të rejave në universitet janë përvoja të ndryshme që kërkojnë kujdes të veçantë.

Gjatë fëmijërisë, miqësitë dukeshin “të shkruara”. Ato formoheshin nga përvojat e përbashkëta në klasa, aktivitete të ndryshme dhe ngjarje në komunitet. Por, kur shkon në universitet, gjërat ndryshojnë.


Në universitet, e gjen veten duke filluar gjithçka nga fillimi, duke shpjeguar se kush je, nga vjen dhe pse je ashtu si je.

Për të ndërtuar miqësi të reja, kërkohet që të jesh i hapur për të treguar përvojat dhe ëndrrat e tua, një proces që mund të duket i pazakontë në fillim, por që mund të sjellë miqësi të reja edhe më të forta.

Ja disa këshilla se si të ruash miqësitë e vjetra, ndërkohë që krijon të reja:

1. Komunikimi i rregullt

Mbaj lidhje me miqtë e vjetër duke komunikuar rregullisht. Shfrytëzo teknologjinë për të qëndruar afër pavarësisht distancës. Një mesazh i thjeshtë ose një telefonatë herë pas here mund të bëjë mrekulli për të mbajtur lidhjen gjallë.

2. Rikujto përvojat e përbashkëta

Mos harro të kujtosh kohët e mira që keni kaluar së bashku. Kujtimet e përbashkëta janë një mënyrë e shkëlqyer për të ruajtur afërsinë dhe për të mbajtur miqësitë e vjetra të freskëta.

3. Pranimi i ndryshimit

Është normale që ju dhe miqtë tuaj të vjetër të ndryshoni me kalimin e kohës. Prano që secili mund të ketë interesa të reja dhe mënyra të ndryshme jetese, por kjo nuk duhet të pengojë miqësinë tuaj. Përshtatuni dhe mbështesni njëri-tjetrin në çdo fazë të jetës.

4. Krijo miqësi të reja me kujdes

Në universitet, miqësitë e reja formohen shpejt, por është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm. Kërko cilësi të ngjashme me ato që vlerëson në miqtë e vjetër, si humor të përbashkët apo pikëpamje të ngjashme për jetën.

5. Mos harro veten

Në përpjekje për të ruajtur miqësitë e vjetra dhe për të krijuar të reja, është e rëndësishme të mos humbasësh vetveten. Kujto që miqësitë më të mira janë ato që të lejojnë të jesh vetvetja dhe të të pranojnë ashtu si je, citon Anabel.

Në fund të fundit, miqësitë e vjetra dhe të reja mund të bashkëjetojnë. Ndërsa miqtë e vjetër janë ata që të kanë parë të rritesh, miqtë e rinj janë ata që do të jenë pjesë e të ardhmes tënde. Të dyja këto lloj miqësish janë të çmuara dhe plotësojnë njëra-tjetrën në mënyra të ndryshme. Prandaj, kur ndërton miqësi të reja, mos harro të ruash ato që ke krijuar gjatë viteve. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Këto qytete janë më të bukurat në botë sipas raportit të artë

Këto qytete janë më të bukurat në botë sipas raportit të artë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh miq të rinj, por të ruash të vjetrit

Si të bësh miq të rinj, por të ruash të vjetrit

Këshilla Lifestyle
Gabimet e zakonshme që bëjnë Virgjëreshat në një marrëdhënie: Si t’i shmangni ato, sipas astrologes

Gabimet e zakonshme që bëjnë Virgjëreshat në një marrëdhënie: Si t’i shmangni ato, sipas astrologes

Astrologji
Seksi Tantrik: Arrini orgazmën më të fuqishme në jetë: Ja se si

Seksi Tantrik: Arrini orgazmën më të fuqishme në jetë: Ja se si

Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni...

Në Adriatik është pishina më e bukur natyrore në botë: Uji i pastër kristal ju tundon të hidheni, por më mirë mos e bëni...

Çfarë të vizitosh
Kur seksi për herë të parë është tejet i keq: Tri gjëra duhet të keni parasysh

Kur seksi për herë të parë është tejet i keq: Tri gjëra duhet të keni parasysh

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori