Qytetarët në Kaçanik kërkojnë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm
Pas qindra e mijëra eurove investime në rrjetin e ujësjellësit dhe në hapjen e puseve të reja nga komuna e Kaçanikut, sërish qytetarët po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Shpeshherë po aplikohen edhe ndërprerje të gjata të ujit që menaxhohej nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni”. Me telashe të tilla më së shumti po përballen banorët që jetojnë në pjesë të epërme dhe në lokalitete të ndryshme.
Besart Lajçi, banor nga rrethina e Kaçanikut, ka thënë për Telegrafin se shpeshherë po përballen me mungesë të ujit të pijshëm.
“Shpeshherë po ndërkrehet uji dhe nuk kemi shpjegime nga askush. Ndërkohë faturat e ujit i paguajmë me kohë. Qytetarët disa herë janë ankuar edhe në Komunë por nuk kemi marrë përgjigje, prandaj kërkojmë furnizim të rregullt të ujit”, ka thënë ai.
Ndërkohë, edhe Komuna e Kaçanikut ka reaguar pas reagimeve të qytetarëve lidhur me telashet e ujit të pijshëm. Kjo komunë ka sqaruar se nuk e menaxhojnë rrjetin e ujësjellësit por disa herë kanë bërë investime me qëllim që qytetarët të kenë furnizim të rregullt.
“Duke parë që problemet me ujë të pijes po vazhdojnë, si institucione komunale i kemi bërë edhe ftesë për të raportuar në kuvendin komuna kryeshefit të Bifurkacionit, por që i njejti nuk i është përgjigjur ftesës. Ftesë për takim i është bërë edhe bordit të kësaj kompanie, por që ky takim nuk është realizuar nga ana e tyre”, thuhet në reagimin e kësaj komune.
Komuna e Kaçanikut ka sqaruar se duke parë nevojën për shtim të kapacitete të ujit ka bërë disa investime, e shumica nga këto investime nuk janë duke u shfrytëzuar nga kjo kompani.
“Ndonëse investime janë bërë në hapjen e disa burimeve të reja të ujit, kjo kompani ka disa vite që ende nuk i ka vendosur në funksion siç është pusi i gatshëm te fabrika e Gëlqeres me mundësi të prurjeve te ujit në rezervuar të qytetit deri ne 10l/sec me rezultate pozitive nga IKSHPK-ja për cilësinë e ujit të bërë në 2021 dhe të përsëritura edhe në 2024 apo mos aktivizimi i sistemeve alternative te gatshme për rrjetin e fshatrave për muajt e pikut ( Korrik- Gusht)”, thuhet në reagimin e Komunës.
Kjo komunë më tej ka sqaruar se vetëm për periudhën 2020-2024 janë investuar mbi 550,000.00€ nga buxheti komunal në projekte të ujësjellësit ( shtim i kapaciteteve te ujit, ndërrim i gypave te asbestit, ndërtim i rrjeteve të reja, hapje të puseve alternative, sigurim dhe vendosje pompave), asete te gatshme që i janë dhënë në shfrytëzim KRU “Bifurkacionit” për t’u menaxhuar.
“Është finalizuar projekti mbi 1,200,000.00€ në shtim të kapaciteteve të ujit, projekt i përfituar nga MMPHI ( 2015-2020) për fshatrat Dubravë, Doganaj, Nikaj, Soponicë ,Elezaj dhe Rekë. Si projekt i gatshëm me mbi 1380 konsumatorë të ri që i janë mundësuar KRU “Bifurkacioni” të menaxhon. Po ashtu në bashkëpunim me “Bechkel-Enkën” është mundësuar ndërtimi i rezervuarit te ri me kapacitet 1000m3 për nevojat e rrjetit të qytetit, i cili mundëson furnizimin me ujë të pijshëm edhe të kuotave më të larta të zonës urbane”, thotë komuna.
Kjo komunë ka kërkuar nga KRU “ Bifurkacioni” që të reflektoj mbi bazën e përgjegjësive të saj, të dala edhe nga Marrëveshja për Shërbime të Ujësjellësit dhe Ujërave të Ndotura mes kësaj kompanie dhe Komunës së Kaçanikut, respektivisht nenit 6 të marrëveshjes (Obligimet e KRU-se).
“Po ashtu kërkojmë që KRU “ Bifurkacioni” të punoj në menaxhimin sa më të mirë të rrjeteve të ujësjellësit si dhe menaxhimin sa më të mirë të aseteve të investuara nga komuna dhe funksionalizimin e tyre. Përgjegjësitë janë të ndara, andaj secili institucion duhet të marrë barrën dhe të punoj mbi parimin e përgjegjësisë ndaj qytetarëve”, thuhet në fund të reagimit.
Telegrafi ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtuesit e KRU “Bifurkacioni”në Ferizaj, por ata nuk ishin të qasshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025