LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 16° fair_night

Izolohen pjesa dërrmuese e vatrave të zjarrit në Oshlak

Izolohen pjesa dërrmuese e vatrave të zjarrit në Oshlak

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” pak orë pas thirrjes për vullnetarët për ndihmë në shuarjen e zjarrit dhe lokalizimin e tij në zonën e Oshlakut, ka njoftuar për izolimin e pjesës dërrmuese të vatrave të zjarrit në këtë pjesë.

“Si rezultat i punës së pandërprerë të rojtarëve të natyrës, mbikëqyrësve, ekipit të zjarrfikësve të Prizrenit si dhe ish kolegëve që ju bashkuan thirrjes u bë i mundur izolimi dhe shuarja e pjesës dërrmuese të vatrave të zjarrit në zonën menaxhuese Oshlak”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.

Aty theksohet se vetëm një vatër ka mbetur problematike shkaku i terrenit të papërshtatshëm.


“Megjithatë, një vatër vijon të mbetet problematike ku për shkak të përthyeshmërisë së terrenit me rrezikshmëri të lartë ekipi nuk arriti të intervenojë. Intensiteti i zjarrit është ulur dukshëm!”, thuhet në njoftim, me ç’rast shprehet mirënjohja për të gjithë të angazhuarit për intervenimin e shpejt dhe efikas. /Telegrafi/