LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 16° fair_night

Bresana fituese e turneut në futboll të vogël në kuadër të Ditëve të Mërgatës

Bresana fituese e turneut në futboll të vogël në kuadër të Ditëve të Mërgatës

Ekipi nga Bresana e Dragashit ka fituar vendin e parë në turneun treditor të futbollit të vogël të mbajtur në kuadër të aktiviteteve për Ditët e Mërgatës në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Komunës së Dragashit në finalen e zhvilluar në Bellobrad, ekipi nga Bresana ka mposhtur ekipin nga Zaplluxha.

“Ka përfunduar turneu treditor “Ne për Mërgatën, Mërgata për Vendlindjen”, i cili u organizua në kuadër të Agjendës së aktiviteteve për Ditët e Mërgatës, të cilat po mbahen nën patronazhin e kryetarit Xheladini. Fituese e këtij turneu doli Bresana, e cila e mposhti Zaplluxhën në ndeshjen finale që u zhvillua mbrëmë, në stadiumin e Shkollës Fillore në fshatin Bellobrad”, thuhet në njoftim, raporton Telegrafi.


Tutje theksohet se turneu do të jetë tradicional dhe do të zhvillohet për nder të mërgimtarëve.

“Ky turne do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit gjatë kohës së qëndrimit të bashkatdhetarëve në vendlindje, në stadiumin e Shkollës së fshatit Bellobrad”, thuhet në njoftim, ku po ashtu theksohet se kryetari Bexhet Xheladini ka shprehur mirënjohje për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, organizatorët, referat, por edhe për publikun sikurse edhe për banorët e fshatit Bellobrad për mikpritjen. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Ndërkombëtare
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori