LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 26° clearsky_day

Jep dorëheqje shefi i Urgjencës së QKMF në Gjilan, thotë se e bëri për skandalet e të tjerëve

Jep dorëheqje shefi i Urgjencës së QKMF në Gjilan, thotë se e bëri për skandalet e të tjerëve

Leotrim Kurteshi ka dhënë dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nagip Rexhepi, në Gjilan, derisa ka ftuar prokurorinë të hetojë rastin e vdekjes së një pacienti për shkak të mos intervenimit me kohë të mjekut të urgjencës. 

Kurteshi, përmes një postimi në profilin e tij Facebook, ku ka theksuar se dorëheqja e tij ka të bëjë për arsye morale e profesionale të tij për skandalet e të tjerëve.

“Ju njoftojë se jap dorëheqje nga pozita e shefit të Urgjencës në QKMF-në ‘Dr.Nagip Rexhepi’ në Gjilan. Për arsye morale e profesionale për skandalet e të tjerëve”, thuhet në reagimin e tij, derisa ka ftuar Prokurorin e Shtetit të hetojë rastin.


Ai ka theksuar se shkaku i skandaleve është se mjeku i urgjencës nuk i përgjigjet thirrjes së pacientëve për ndihmë dhe si rezultat pacienti ka ndërruar jetë.

“Shkaku i superskandaleve është se mjeku i Urgjencës nuk i përgjigjet thirrjes së pacientit për ndihmë (nuk shkon fare); për fatkeqësi, pacienti ka ndërruar jetë. Infermierë të Urgjencës në orarë të punës janë vërejtur duke pirë kafe në një kafiteri pranë QKMF-së”, ka theksuar Kurteshi, transmeton Telegrafi.

Kurteshi potencon se ka organizuar mbledhje të Urgjencës për të shprehur shqetësimin e tij për këto raste, ku ka ftuar drejtorin e QKMF-së, zavendësdrejtoreshën, kryeshfen, koordinatoren e cilësisë për të marrë pjesë, po që sipas tij të njëjtit nuk kanë marrë pjesë në takim.

“Kam organizuar mbledhje të Urgjencës për të shprehur shqetësimin për këto raste dhe kam ftuar drejtorin e QKMF-së, zëvendësdrejtoreshën, kryeshefen, kordinatoren e cilësisë për të marrë pjesë. Dhe për çudi. Ata NUK KANË ARDHUR”, ka potencuar ai.

Kanë kaluar një muaj, ku sipas Kurteshit kryetari i komunës, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi si dhe drejtori i QKMF-së kanë heshtur ndaj këtij rasti dhe jo më larg se para dy ditësh ky i fundit pati përgatitur shkarkimin e tij.

“Kanë kaluar gati 1 muaj, ndërsa drejtori i QKMF-së HESHT. Jo më larg se para 2 ditësh më thotë se është përgatitur shkarkimi juaj.

Cilin shkarkim, për mbulimin e skandaleve të njëpasnjëshme të institucionit shëndetësor që po “mirëmenaxhohet”.  Apo shkarkimin për të heshtur bashkë me ju”, ka shkruar tutje ai.

Si përfundim, Kurteshi ka listuar një sërë ankesash të cilat i ka adresuar, por që sipas tij këto kanë hasur në vesh të shurdhër. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori