LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 7° fog

Dr.Violeta Binshi tregon çfarë është endometrioza dhe cilat janë simptomat

Dr.Violeta Binshi tregon çfarë është endometrioza dhe cilat janë simptomat

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth 190 milionë gra, që në përqindje përkthehet në 10 për qind, janë të diagnostikuara me sëmundjen e endometriozës, e cila ka ndikim të madh në jetën e tyre.

Në një intervistë për Telegrafin, Dr.Violeta Binishi – gjinekologe, flet rreth kësaj sëmundjeje, duke treguar fillimisht se çka është endometrioza.

“Endometrioza është sëmundje kur qelizat si ato të endometriumit, pra shtresës së brendshme të mitrës vendosen apo dalin në vende jashtë mitrës. Endometrioza mund të shfaqet te Çdo femër nga cikli i parë menstrual e deri në menopauzë ose deri tek cikli i fundit menstrual. Sëmundja e endometriozës, është një sëmundje kronike dhe është e lidhur me ndikimin hormonal. Këto qeliza reagojnë njësoj në ditët e ciklit menstrual, sikurse edhe qelizat e endometriumit duke shkaktuar gjakderdhje të cilat i përcjell edhe infeksioni”, u shpreh dr.Binishi, shkruan Telegrafi.


Dr.Binishi po ashtu përmendi edhe simptomat e endometriozës, ku një ndër simptomat e kësaj sëmundjeje është edhe infertiliteti.

“Simptomat e endometriozës  janë cikli menstrual i cili përcillet me dhimbje, pastaj marrëdhënie seksuale te dhimbshme, dhimbje barku, urinim i dhimbshëm para dhe gjatë ciklit menstrual, gjakderdhje të zgjatura, barkqitja dhe tek disa raste të endometriozës simptomë mund të jetë edhe infertiliteti”, potencoi dr.Violeta Binishi.

Diagnostikimi kësaj sëmundjeje që konsiderohet si “sëmundje e fshehur” mund të bëhet në disa mënyra.

“Diagnostikimi i sëmundjes mund të bëhet me egzaminimin e pelvikut, egzaminimin me ultrazë, rezonancë magnetike, laparaskopi si dhe përmes të dhënave laboratorike”, tha dr. Binishi.

Sipas dr.Binishi, një nga shkaqet e shfaqjes së endometriozës mund të jetë edhe mos aftësia e sistemit imunitar për të “shkatërruar” implantet endometriale.

“Një nga sqarimet për shkaqet e sëmundjes mund të jetë edhe ‘cikli menstrual retrograd’ gjatë së cilit gjaku menstrual përmes tubave të fallopit kthehet në zgavrën e barkut. Pastaj një nga shkaktarët e endometriozës mund të jetë edhe çrregullimi i sistemit imunitar që konsiston në mosaftesinë e organizmit për të shkatërruar implantet endometriale, si dhe teoria vaskulare,  ku sipas kësaj teorie qelizat endometriale migrojnë përmes enëve të gjakut nga mitra në organe të tjera duke shkaktuar endometriozën”.

Sa i përket shërimit të endometriozës, Dr.Binishi tha që nuk ka trajtim që mund ta shëroj këtë sëmundje.

“Në fakt nuk ka trajtim që mund ta shërojë endometriozën, por munde të flasim për trajtime që ekzistojnë për të mbajtur nën kontroll simptomat e endometriozës.
Analgjetiket përdoren mjaft shpesh për trajtimin e dhimbjeve edhe pse nuk kanë efekt në të gjitha pacientet. Terapia hormonale (kontraceptivët)  dhe trajtimi kirurgjikal, duke përfshirë heqjen e vatrave të endometriozës.”, potencoi ajo.

Përveç dhimbjeve në zonën e pelvikut, sipas Dr.Binishit endometriza mund të sjellë edhe efekte të tjera anësore në anën e shëndetit.

“Aspektet e tjera shëndetësore në të cilat endometrioza mund të ndikojë negativisht është shëndeti mendor, si dhe kualiteti i përgjithshëm i jetës”, përfundoi Dr.Binishi.

Në trend

Më shumë
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar

Xum Allushi pas eliminimit nga gara e Big Brother: S’mund të isha një Johnny Depp shqiptar

Magazina
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Elon Musk nuk shkoi i vetëm në inaugurimin e Trump, shoqërohej si rrallëherë nga Shivon Zilis

Elon Musk nuk shkoi i vetëm në inaugurimin e Trump, shoqërohej si rrallëherë nga Shivon Zilis

Magazina
Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

Real Madridi befason me objektivin e fundit për sulmin

La Liga
Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Flick vlerëson mentalitetin e Barcelonës pas fitores së çmendur ndaj Benficës në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori