LAJMI I FUNDIT:
Peja 23° clearsky_night

Hap i madh për KRU ‘Hidrodrini’, Ministria e Industrisë e akrediton për testimet e ujit

Hap i madh për KRU ‘Hidrodrini’,  Ministria e Industrisë e akrediton për testimet e ujit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, përmes Drejtorisë së Akreditimit, ka akredituar laboratorin e KRU ‘Hidrodrini’.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Dri Cena, ka pranuar zyrtarisht Certifikatën e Akreditimit, duke hapur rrugën për realizimin e testimeve të ujit brenda kompanisë.

“Pas përpjekjeve dhe përkushtimit profesional të Menaxhmentit të KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, referuar rregullave dhe kushteve të parapara dhe kërkuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Drejtoria e Akreditimit e Kosovës, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ing. Dri Cena’ ka pranuar edhe zyrtarisht nga organi përgjegjës qeveritar, Çertifikatën e Akreditimit të Laboratorit të KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, ku tash e tutje do të realizohen Testimet e Ujit, procedurë që deri më tani është kryer poashtu profesionalisht nga IKSHPK”, njofton KRU “Hidrodrini.


Ky akreditim është realizuar konform Standardit ISO SK EN ISO/IEC 17025:2018 dhe vlerëson pozitivisht kompetencën teknike, integritetin dhe paanshmërinë e KRU ‘Hidrodrini’ për shërbimet e testimit, inspektimit, kalibrimit dhe certifikimit.

Deri më tani, këto testime kryheshin profesionalisht nga IKSHPK.

“Me aktin e Akreditimit, Organi shtetëror për Akreditim me anë të pajisjes me Certifikatë, ka dhënë vlerësimin pozitiv konform standardeve të harmonizuara sipas rregullit të sipërshënuar, me çfarë edhe përcaktohet kompetenca teknike, integriteti dhe paanshmëria e organizatave që ofrojnë shërbime si testime, inspektime, kalibrim dhe shërbime të certifikimit”, vijon njoftimi

Menaxhmenti i KRU ‘Hidrodrini’, veçanërisht Departamenti i Cilësisë së Ujit, është krenar dhe i nderuar për këtë vlerësim profesional dhe për avancimin e mëtejshëm të kompanisë./Telegrafi/