LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 24° clearsky_night

Mbi 125 milionë euro pritet të jetë buxheti i Komunës së Gjilanit për tri vitet e ardhshme

Mbi 125 milionë euro pritet të jetë buxheti i Komunës së Gjilanit për tri vitet e ardhshme

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa Herolinda Murati – Leka, ka njoftuar se ka përfunduar cikli i dëgjimeve buxhetore.

Sipas drejtoreshës, cikli i dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025-2027 ka përfunduar me sukses dhe në këtë mënyre do të kalohet në fazën tjetër të buxhetimit komunal, transmeton Telegrafi.

Tutje, drejtoresha Murati – Leka theksoi se buxheti për të cilën është diskutuar përfshinë shumën prej 125 milionë eurove.


Muarti – Leka tha se propozimet e dala nga këto dëgjime buxhetore do të shqyrtohen në mënyrë që të bëhen pjesë integrale e buxhetit të komunës sonë për 3 vitet e ardhshme.

“Duhet theksuar se buxheti për të cilin është diskutuar përfshinë në kumulativ 3 vjeçar një shumë prej 125,802,647.00 euro” tha Herolina Murati-Leka.

Ajo theksoi më tej se me këto dëgjime buxhetore, qytetarëve të komunës sonë, i’u është dhënë mundësia që të marrin rol aktiv në procesin e planifikimit të buxhetit të komunës.

Drejtoresha për Buxhet e Financa, shtoi se në këto takime kanë pasur banorë të lagjeve urbane, banorë të fshatrave që nga fshatrat e afërta e deri tek ato kufitare, ka pasur gjithashtu përfaqësues të organizatave rinore, OJQ, studentë, sportistë, përfaqësues nga komuniteti i kulturës, gra pensioniste, gra të vet-punësuara, aktiviste e grupe tjera të interesit.

“Ky interesim për të qenë pjesë e këtyre dëgjimeve buxhetore shpërfaq më së miri besimin që qytetarët kanë në këtë proces të rëndësishëm të planifikimit të buxhetit për komunën tonë”, tha drejtoresha Murati-Leka. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Si e shpjegon UEFA penalltinë e paakorduar për Gjermaninë pas prekjes me dorë të Cucurellas

Përfaqësueset
Arrestohet Valon Shehu për posedim të substancave narkotike

Arrestohet Valon Shehu për posedim të substancave narkotike

Magazina
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
Lojtari i harruar i Liverpoolit largohet nga ekipi pas gjashtë viteve pa luajtur asnjë ndeshje

Lojtari i harruar i Liverpoolit largohet nga ekipi pas gjashtë viteve pa luajtur asnjë ndeshje

Premier League
Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Neuer i hap rrugën largimit nga Bayerni, por refuzon transferimin tek dy shtete

Bundesliga
Si funksionon dëmshpërblimi i UEFA-s për Barcelonën pas lëndimit të Pedrit - deri sa para mund të marr klubi i njohur

Si funksionon dëmshpërblimi i UEFA-s për Barcelonën pas lëndimit të Pedrit - deri sa para mund të marr klubi i njohur

Përfaqësueset
Kalo në kategori