LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 29° clearsky_day

Në kuadër të Festivalit Multikulturor do të mbahet shfaqja “GADJO” në teatrin ODA

Në kuadër të Festivalit Multikulturor do të mbahet shfaqja “GADJO” në teatrin ODA

Në kuadër të edicionit të 6-të të Festivalit Multikulturor në Kosovë, do të prezantohet shfaqja “GADJO” në Teatrin ODA në Prishtinë.

Kjo shfaqje do të mbahet më 2 korrik duke filluar nga ora 19:00, transmeton Telegrafi.


Festivali multikulturor synon të rrisë shkëmbimin kulturor ndërmjet të rinjve me prejardhje të ndryshme etnike në Kosovë, duke ju ofruar mundësi për të bashkëvepruar dhe komunikuar përmes artit.

Ajo çfarë e veçon këtë festival është promovimi i kulturave të ndryshme në Kosovë, duke ndihmuar thellimin e bashkëpunimit mes të rinjve që vijnë nga komunitetet e ndryshme. /Telegrafi/