Shëndetësia në Shtime në kaos, ndërrime të shpeshta të drejtorëve – kritikohet kryetari Qemajl Aliu
![Shëndetësia në Shtime në kaos, ndërrime të shpeshta të drejtorëve – kritikohet kryetari Qemajl Aliu](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/367992344_622845503304972_368514035681000873_n-1-780x439.jpg)
Ekzekutivi i Komunës së Shtimes që drejtohet nga Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje, që nga fillimi i mandatit nuk po arrin të “stabilizohet” me sektorin e shëndetësisë. Deri më tash në këtë drejtori janë ndërruar disa drejtor, madje ky ekzekutiv është munduar që këtë sektor ta mbajë aktiv edhe me figura jashtë komunës së Shtimes.
Së fundi vendimi për lirimin nga detyra të ish drejtorit të Shëndetësisë në Shtime, Muharrem Asllani që vinte nga Fushë-Kosova, ka nxitur debate mjaftë të shumta në këtë qytezë. Asllani para se të vinte në Shtime si drejtor, muaj më parë, ishte këshilltar i ministrit të MAPL-së Elbert Krasniqi, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, ekzekutivi në Shtime ka autorizuar Ilaz Kadrijaj ushtruesin e drejtorit të QKMF-së që t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Shtimes. Sipas vendimit, ai do t’i ndërmarr të gjitha vendimet përkatëse në kompetencë të drejtorit të shëndetësisë deri në emërimin e drejtorit të ri.
Mbajtja e dy pozitave të Kadrijajt ka nxitur reagime të ashpra nga shoqëria civile “Avonet” që monitoron zhvillimet nëpër komuna.
Kenan Gashi, drejtor në këtë OJQ, ka thënë se praktikat e tilla të kryetarit të Shtimes Qemajl Aliut, dëmtojnë zhvillimin e institucionit pasi që një zyrtar i tillë nuk mund të jetë ushtrues detyre i drejtorit të shëndetësisë dhe në QKMF.
Sipas Gashit kjo paraqet konflikt të pastër të interesit dhe kërkon nga kryetari Qemajl Aliu të marrë masa urgjente lidhur me këto vendime.
“Përgjegjësi i pozitës së drejtorit, drejtori apo ushtruesi i detyrës së drejtorisë së Shëndetësisë në këtë rast që krijon strategji dhe zhvillon politika e harton programe, i bije që ky zyrtar t’i zbaton ato urdhra në QKMF, të cilat vetë i ka iniciuar nga Komuna. Kjo është në kundërshtim me praktikat e demokracisë, andaj kjo tregon mos transparencën dhe llogaridhënien ndaj publikut e mos të flasim me procedurat të cilat e rregullojnë këtë sferë e, që ligjet i japin një të drejtë tjetër dhe e ndalojnë një veprim të tillë”, ka thënë Gashi.
Kjo OJQ, kërkon nga kryetari i Komunës Qemajl Aliu, që në mënyrë urgjente të veproi në harmoni me ligjin dhe që të ndryshoi vendimet e tij lidhur me sektorin e shëndetësisë.
“Avonet ka analizuar vendimet e siguruara dhe për neve është shqetësuese se si zyra ligjore ka lejuar një gjë të tillë pavarësisht se ne e dimë se si iniciohen këto vendime, por besojmë se kryetari duhet të marrë masa rreth kësaj çështje sepse ai është përgjegjësi kryesor administrativ që zbaton ligjet dhe nxjerr politika për të garantuar llogaridhënie, përgjegjshmëri e transparencë para qytetarëve”, ka shtuar Gashi.
Edhe opozita në këtë komunë PDK-ja, të dielën ka reaguar nëpërmjet një shkrese lidhur me zhvillimet që kanë ndodhur në këtë drejtori që nga marrja e mandatit të LVV-së, duke e cilësuar kryetarin Qemajl Aliun si kryetar i pa “rehatueshëm” me këtë sektor.
“Ne e kemi kritikuar emërimin e ish këshilltarit Elbert Krasniqit si drejtor i shëndetësisë në Shtime, pasi që ai vinte nga Fushë-Kosova, pastaj në këtë detyrë si ushtrues, vjen Ilaz Kadriaj nga komuna e Deçanit. Ky është UD për herë të dytë. Ky Vendim është i kundërligjshëm dhe është konflikt i interesit për shkak se Ilaz Kadriaj i njëjti mban edhe pozitën e UD të drejtorit të QKMF-së në Shtime”, thuhet në reagimin e PDK-së.
Sipas kësaj partie, keqmenaxhimi i ekzekutivit me sektorin e shëndetësisë dhe me disa sektor të tjerë është fitore për opozitën me arsyetime se ka paraqitur vazhdimisht dëshmi edhe në Kuvendin Komunal.
Telegrafi gjatë së dielës ka provuar të kontakton me kryetarin e Shtimes Qemajl Aliun dhe me ushtruesin e drejtorit të Shëndetësisë Ilaz Kadriaj, por nuk kanë qenë të qasshëm. I pa qasshëm ka qenë edhe ish drejtori i kaluar Muharrem Asllani nga Fushë-Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/droni-380x233.jpg)
“Bayraktarët e Kosovës kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe”, Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet Vuçiqit
![Nico Williams emëron superyllin e Gjermanisë që](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/nico-williams-380x233.png)
Nico Williams emëron superyllin e Gjermanisë që "ka sy edhe pas kokës"
![Pavarësisht tensioneve mes Turqisë dhe Gjermanisë shkaku i festës së Demiralit, Erdogan udhëton drejt Berlinit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-15-380x233.jpg)
Pavarësisht tensioneve mes Turqisë dhe Gjermanisë shkaku i festës së Demiralit, Erdogan udhëton drejt Berlinit
![Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/tuneli-380x233.jpg)
Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën
![Dogana e Kosovës sekuestron automjetin me targa të huaja në Prishtinë, ka vlerë 250 mijë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ferrari1-380x233.jpg)
Dogana e Kosovës sekuestron automjetin me targa të huaja në Prishtinë, ka vlerë 250 mijë euro
![Dy vite burgim dhe 21 mijë mijë euro dënim me gjobë ndaj tre personave në rastin “Brezovica 1”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/villa-brezovice-380x233.png)
Dy vite burgim dhe 21 mijë mijë euro dënim me gjobë ndaj tre personave në rastin “Brezovica 1”
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Euro 2024 një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/real-madrid-380x233.png)
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden