LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 23° lightrain

Teatri i Gjilanit gjatë muajit qershor me shfaqje të larmishme

Teatri i Gjilanit gjatë muajit qershor me shfaqje të larmishme

Teatri i qytetit të Gjilanit ofron një program të larmishëm që përfshin shfaqje të ndryshme për të kënaqur shijet e një audience të gjerë.

Më 1 qershor është mbajtur shfaqja mysafire për fëmijë nga Anamour “Juggling Show”.


Ndërsa, sot do të mbahet shfaqja e baletit për fëmijë “Borëbardha” me koreografi të Naski Ahmetit dhe regjia nga Faton Kqiku.

Në këtë shfaqje, nga teatri bëhet thirrje që të marrin pjesë fëmijët në mënyrë që të përjetohet magjia e baletit përmes historisë së Borëbardhës dhe shtatë xhuxhave.

Ngjarjet që pritet të mbahen gjatë ditëve në vijim janë po ashtu të larmishme.

Më 7 qershor, do ta mbahet shfaqja mysafire e Teatrit Rom-Prizren “Gogle Love”;

– Më 18 qershor do të mbahet premiera “Aventurat Magjike të Meri Popins;

– Më 27 dhe 28 qershor pritet të mbahet shfaqja “Togeri nga Inishmori”;

Kurse data e fundit për mbajtjen e shfaqjave për këtë muaj do t’i kushtohet “Aventurat magjike të Meri Popins”.

Ndryshe, teatri i Gjilanit ka një histori të pasur të kontribuar në skenën kulturore dhe artisike. /Telegrafi/