Sot është shënuar 6 qershori – Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Mitrovicë.
Për nder të kësaj dite në varrezat e dëshmorëve në lagjen “Shipol” u organizua një aktivitet nga Komuna e Mitrovicës, ku u nderuan të rënët për liri.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri, drejtorë të drejtorive të kësaj komune, gjeneral Rrahman Rama, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, pjesëtar të FSK-së, e shumë qytetarë dhe familjarë të dëshmorëve, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se flijimi i dëshmorëve në luftën e fundit është traseja më e dhimbshme e vendit tonë.
“Mitrovica i ka dhënë shumë Kosovës në çdo etapë të ekzistencës së saj, por trimëria e flijimi i dëshmorëve në luftën e fundit është traseja më e dhimbshme e vendit tonë në rrugën e gjatë të përpjekjeve për të realizuar të drejtën për të jetuar në liri. Kjo liri që sot po e gëzojmë është dhurata më domethënëse e vetë ekzistencës sonë. Dhuratë kjo të cilët ata e paguan me çmimin më të shtrenjtë, me vetë jetën e tyre”, ka thënë Hamza.
Hamza ka thënë se askush dhe asgjë nuk mund t’i zëvendësojë këta heronj.
“Dëshmorët e Mitrovicës, martirët dhe civilët janë gur-themeli i vetë ekzistencës tone. Janë garancia e dhënë me detyrën më të shtrenjtë të flijimit që ne sot të jetojmë në liri, të pavarur, të punojmë dhe të zhvillohemi. Kosova e lirë dhe e pavarur është amaneti i tyre dhe ky amanet u jetësua me guximin dhe besimin që patën. Ky amanet është dhe do të jetë udhërrëfyes i të gjithë neve për atdhedashurinë dhe përkushtimin për një Kosovë të denjë. Sot dhe çdo ditë u përulemi veprës heroike të dëshmorëve të Mitrovicës”, ka thënë Hamza.
Ndërsa, përfaqësuesja e shoqatave të dala nga lufta, Alije Tmava, ka thënë se 6 qershori është një ditë e dhimbjes.
“Kjo ditë e shënuar është ditë e dhimbjes sepse u ndamë nga më të dashurit, por dhe krenari sepse dëshmorët janë ata që themeluan shtetin e Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës e prirë nga Adem Jashari, komandanti legjendar me bijtë dhe bijat më të mirë ndërtuan aspiratën shekullore për çlirimin e Kosovës”, ka thënë Tmava.
Ajo është shprehur se dëshmorët duhet të jenë mobilizim për përkushtim ndaj atdheut. “Idealet e dëshmorëve janë vizioni ynë kombëtar. Dëshmorët na dhanë nder, kjo për ne duhet të jetë mobilizim për punë, përkushtim ndaj kombit dhe atdheut”, ka thënë tutje ajo.
Tmava po ashtu ka përshëndetur ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, e që sipas saj kjo po ndodh padrejtësisht.
Derisa, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë, Fahri Jashari, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se kanë filluar më herët me vendosjen e flamujve dhe banerave në pjesë të ndryshme të qytetit për t’iu rikujtuar qytetarëve këtë ditë.
Jashari ka thënë se ora e parë e mësimit në shkollat e Mitrovicës i është kushtuar Ditës së Dëshmorëve.
“Sot në të gjitha shkollat e Mitrovicës, ora e parë iu ka kushtuar kësaj dite, luftës çlirimtare “, ka thënë Jashari, duke shtuar se gjatë homazheve secilit dëshmor do t’iu vendoset nga një lule mbi varr.
Derisa, Ramë Osmani nga fshati Vërmicë për Telegrafin ka treguar se në këtë ditë forcat serbe ia kanë vrarë kushëririn, Sali Sejdiun, i cili ishte 22 vjeçar dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Osmani ishte prezent në vendngjarje ditën kur u vranë dëshmorët, madje ai tregon se cili ka rënë i pari në mbrojtje të atdheut.
“Sali Sejdiu ka rënë i pari, Shaban Xhemajli i dyti, i treti ka rënë Zeqir Rexhepi, i katërti ka rënë Safet Rexhepi”, ka treguar Osmani.
Sot në varrezat e dëshmorëve në lagjen “Shipol” të Mitrovicës kanë qenë të pranishëm edhe Policia e Kosovës për të ruajtur rendin dhe qetësinë.
Gjersa qytetarët janë shprehur se duhet të bëhen këso organizime më shpesh me qëllim që gjeneratat e reja të rikujtojnë sakrificat që janë bërë për ta fituar lirinë që gëzojmë sot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rruga “e bllokuar” nga veturat dhe pa sinjalizime në Mitrovicë, Komuna premton zgjidhje
“Vuçiq në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
I riu me sindromën Down që gërsheton shkëlqyeshëm arsimimin dhe punësimin
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Gafa e Olta Gixharit në finalen e BBVK 3, Armend Rexhepagiqi e quan Rexhep
Angelina Jolie shihet për herë të parë pas mospërfilljes që ia bënë "Oscars", ajo thuhet se është shumë e dëshpëruar që nuk u nominua
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova