Benzema paditi ministrin francez për deklaratën tronditëse për ‘Vëllazërinë Myslimane’
Futbollisti francez Karim Benzema ka ngritur një padi për shpifje kundër ministrit të Brendshëm francez Gerald Darmanin.
Në tetor, Darmanin akuzoi lojtarin e Al-Ittihad, Karim Benzema se kishte një lidhje me një grup të quajtur Vëllazëria Myslimane, e cila konsiderohet një organizatë terroriste në Francë.
Ministri hodhi akuza të rënda ndaj ish-lojtarit të Real Madridit në programin CNews gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, vetëm pak ditë pasi Benzema deklaroi mbështetjen e tij për popullin e Palestinës në luftën kundër Izraelit.
? Karim Benzema ????? ??????? contre Gérald Darmanin pour diffamation !
Le ministre de l’Intérieur l’avait accusé d’être en « lien notoire » avec les Frères musulmans, une organisation islamique.
(@RTLFrance) pic.twitter.com/nd5WICMeTb
— Actu Foot (@ActuFoot_) January 16, 2024
Benzema ka denoncuar në Gjykatën Republikane të Drejtësisë, e vetmja kompetente për të gjykuar anëtarët e qeverisë për akte të kryera gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre, për “minim” të nderit dhe reputacionit.
“Ky koment ‘minon’ nderin dhe reputacionin e tij”, tha avokati i Benzemas.
“Vëllazëria Myslimane” është një nga organizatat më të vjetra dhe më të mëdha islamike në botën arabe dhe myslimane, ato kanë një rrjet të gjerë mbështetësish dhe anëtarësh nga Egjipti në vende të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn