Rafael Leao është krahasuar me Kylian Mbappe që kur portugezi debutoi në Ligue 1 në sezonin 2018/19 me ekipin e Lille, por portugezi e cilëson si model yllin francez.
Ish-lojtari i Sporting Lisbonës mori hak në duart e tij dhe u hakmor për humbjen e disa javëve më parë në Parc des Princes.
Milani fitoi me rezultat 2-1 në San Siro në një ndeshje shumë të balancuar dhe me emocione, ku Leao ishte ylli mbrëmjes.
Ai udhëhoqi rikthimin e Milanit me një paraqitje të shkëlqyer duke shënuar një gol, duke krijuar dy raste të krijuara, 10 duele të fituara dhe pesë driblime të përfunduara që e ngriti San Siron në këmbë…dhe gjithë Evropën.
Ndërsa ai qeshte dhe u votua MVP i lojës, Mbappe vari duart mbi kokë. Por, Leao e vlerëson francezin maksimalisht.
“Mbappe është kampion, ai është model për mua. Mundohem të jem Rafa”, ka thënë fillimisht Leao pas ndeshjes. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën
Ansu Fati po largohet nga Barcelona për t’u transferuar tek rivali i tyre në La Liga
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
Legjenda e Real Madridit telefonon Perezin dhe i vetëofrohet pas lëndimit të Militaos
Dita e ndeshjes: Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë