Kampionati në MLS ka përfunduar, Xherdan Shaqiri fillon stërvitjet me skuadrën zvicerane
Xherdan Shaqiri ndodhet në pushim, pasi nuk ka arritur të sigurojë Play-Offin me skuadrën e tij Chicago Fire.
Kësisoj sulmuesi kosovar me pasaportë zvicerane është rikthyer në Evropë dhe po qëndron në Zvicër.
Për të qenë në formë para ndeshjeve të muajit nëntor që Zvicra ka në program për t’i zhvilluar, Shaqiri ka vendosur të stërvitet me një skuadër.
32-vjeçari është bashkuar me skuadrën zvicerane Lugano në stërvitje, skuadër e cila ka pronar të njëjtë me Chicago Fire.
Shaqiri tanimë ka nisur stërvitjet për të mbajtur formën dhe aty ka gjetur edhe shumë bashkëkombës të tjerë shqiptarë.
Përveç Shaqirit që tani po stërvitet me klubin zviceran te bardhezinjtë janë edhe pesë futbollistë të tjerë me prejardhje nga Kosova.
Portieri Amir Shaipi, mbrojtësit Kreshnik Hajrizi dhe Albian Hajdari, mesfushori Uran Bislimi dhe sulmuesi Shkëlqim Vladi janë pjesë e Luganos.
Gjithsesi Shaqiri vetëm do të stërvitet për disa ditë me klubin zviceran, por nuk do të luaj pasi nuk ka dashur huazimin në Evropë nga MLS. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Besimi i klubit ndaj lojtarit i rëndësishëm” – Kalulu tregon dallimin mes Juventusit dhe Milanit
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i kërkuar mbetet problem
Zyrtare: Guardiola i qëndron besnik Man Cityt, vazhdon kontratën me kampionët anglez