LAJMI I FUNDIT:

Putini, Vuçiqi dhe gënjeshtra

Putini, Vuçiqi dhe gënjeshtra

Muhamedin Kullashi

Shkrimtari rus Michail Chichkine, në librin “Paqja ose lufta: Refleksione mbi ‘botën ruse’”, i përkthyer së voni në gjuhen franceze, e citon këtë thënie të Putinit: “Gënjeshtra është një mjet i ndikimit; unë i kundërvihem botës së sunduar nga ShBA-ja duke u gënjyer drejt në sy”.

Putini, si kuadër i regjimit komunist sovjetik, gjatë viteve ka ushtruar praktika politike në të cilat teknikat e gënjeshtrave kanë specifikat e tyre, por qëllim i këtyre është i njëjtë: ai dëshiron ta bind opinionin evroperëndimor për “vërtetësinë” e pikëpamjeve të tij. Në fjalimet e tij ai e realizon përmbysjen e perceptimit të ngjarjeve konkrete, duke i emërtuar këto me fjalë e terma që e ndryshojnë domethënien e tyre. Kësodore, Putini e pat “shpjeguar” agresionin mbi Ukrainë si luftë “çlirimtare” kundër një “pushteti nazist”. Në fakt, ky ridefinim i realitetit synon të rrënojë kriteret logjike me të cilat e bëjmë dallimin midis një krimi dhe një aksioni çlirimtar.


Isabelle Mandraud, specialiste e Rusisë së sotme, thekson në të përditshmen “Le Monde” se disa muaj pas agresionit ushtarak mbi Ukrainën, u hetua një ngritje e interesimit për romanin e Orwellit “1984”(ku thuhet, fjala vjen, se “lufta është paqja”) i cili “përshkruan një botë totalitare në të cilën përzihen elementet e nazizmit dhe stalinizmit”. Ndërkaq, Vera Grantseva, ish-profesoreshë në Universitetin e Shën Petersburgut, ka shkruar se “sistemi rus i gënjimit permanent, ka fituar një forcë aq të madhe sa ai përshkon të gjitha nivelet e pushtetit, deri te niveli më i ulët”. Ajo merr një shembull konkret të këtij lloji të gënjimi: “Kur rusët ankohen për gjendjen e keqe të rrugëve të tyre – problem ky i shpeshtë – funksionarët publikojnë foto me vrima në asfalt që janë të riparuara me Photoshop”!

Hannah Arend në librin e saj mbi totalitarizmin theksonte: “Në një sistem totalitar, praktika e gënjeshtrës dallohet; ajo nuk gënjen vetëm për faktet, por shfaq një përbuzje absolute për të gjitha faktet”.

Nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët

Ngjashëm, Vuçiqi, si nxënës i Putinit, sot orvatet ta paraqesë aksionin e policisë së Kosovës kundër veprimeve terroriste të policisë serbe si krim i cili nuk mund të arsyetohet. Gënjeshtra e Vuçiqit synon ta mistifikojë “realitetin” e perceptimit të situatës me të cilën u ballafaquam së voni në veri të Kosovës.

Në anën tjetër, zëdhënësi i BE-së në Kosovë, si dhe zyrtarë të lartë të ShBA-së, deklaruan qartazi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”. Këto deklarata janë të rëndësishme, ngase e pengojnë përmbysjen e realitetit dhe mistifikimin e ngjarjes në veri të Kosovës; ky qëndrim mban në vete kriterin me të cilin bëhet dallimi midis krimit dhe mohimit të krimit.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Vuçiqi, shpalli tre ditë zie për vrasjen e terroristëve serb. Vuçiqi, zaten, përvetësoi një pjesë të konsiderueshme të skemave ideologjike të Milhosheviqit: dihet se ky përdori temën e “pakicës serbe të rrezikuar”, si arsyetim për agresionet ushtarake kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës. Dihet po kështu se Hitleri e pat përdorë këtë skemë të pakicës gjermane në Ceki, për agresionin ushtarak ndaj Çekisë, ngjarje kjo që shënoi hapjen e Luftës së Dytë Botërore.

Në trend

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e gjysmë

A e dini se...
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Kalo në kategori