Nga: Drazha Petroviq [Draža Petrović] / N1
Përkthimi: Telegrafi.com
Duke ndjekur fjalimet dramatike të presidentit Vuçiq gjatë konferencave dramatike për shtyp dhe gjatë intervistave dramatike në lidhje me ngjarjet dramatike në Kosovën dramatike, krijohet përshtypja e së dielës se të dielën në mëngjes, kur presidenti dëgjoi se çfarë kishte ndodhur në Banjskë, ai psherëtiu rëndë dhe me zë të lartë deklaroi: “Evo je banja” [fjali me dy kuptime, “Evo je banja” në përkthim fjalë për fjalë do të thotë “Këtu është WC-ja”, por nëse lexohet si “Evo jebanja” i bie “këtu është q…” – shën. i përkth.]
Dhe, përveç fjalës “këtu”, atë e tha të lidhur.
Prandaj, presidenti tha: “Evo je banja!”, pjesërisht e kombinuar, me drejtshkrim të gabuar, sepse gjatë gjithë këtyre ditëve dukej po si njeriu që atë mëngjes psherëtiu rëndë dhe tha: “Evo je banja!”, pa hapësirë mes “je” dhe “banja”. Dhe, pikërisht kështu e mendoi, pa hapësira, sepse Vuk Karaxhiqi bukur e ka thënë – shkruajë dhe mendo ashtu si flet, por shqiptoje që të mos duket si sharje.
Janë të pakta situatat kur presidenti dukej i papërgatitur në mënyrë kaq dramaturgjike në fjalimet dramatike drejtuar kombit në lidhje me ngjarjet dramatike që me sa duket kanë ndodhur në mënyrë shumë dramatike – madje edhe për të si një mbret i pakurorëzuar i dramaturgjisë.
Edhe këtë herë ia doli me atë që askush tjetër nuk ka mundur: elektorati përsëri qau për të, për njeriun që dukej se ishte rëndë i plagosur dhe që, pavarësisht plagëve, bukur ua shpjegoi të gjithëve se nuk e kishte asnjë ide për gjithë këtë, pasha nanën jo!
Aq i painformuar ishte ai, saqë ia kaloi edhe [Vojisllav] Koshtunicës. Hallall i qoftë!
Pra, nëse Aleksandar Vuçiqi do të ishte president i Serbisë gjatë Betejës së Kosovës të vitit 1389, si dhe një ditë pas Betejës së Kosovës, fjalimi i tij drejtuar kombit në mbrëmjen e 28 qershorit do të dukej i njëjtë me atë të ditës tjetër.
Do të ulej pranë tavoline, do të psherëtinte thellë dhe më pas me një ton që tingëllon thuajse është shqyer nga ushkuri e deri në fyt gjatë asaj përleshjeje, porse u ka rezistuar plagëve meqë dikush do të duhej të mbante konferencën për shtyp dhe – nëse jo ai, kush tjetër do ta bënte – ai ia shpjegoi kombit se nuk e kishte idenë se si ishte planifikuar dhe zhvilluar njëfarë beteje, se nuk e kishte idenë se aty ishte edhe miku i tij Millosh Kopiliqi, nënkryetari i Listës Serbe, se as nuk e kishte idenë se ata serbë kishin uniforma, topuzë, shpata dhe katapulta, porse shërbimi ynë sekret regjistroi me përpikëri gjithçka që turqit flisnin në Motorola dhe në celularë e për të cilat ai nuk e kishte asnjë ide.
Ai as nuk e kuptonte se si poetët epikë popullorë për gjysmë dite kishin shkruar kaq shumë dëshmi autentike poetike për Betejën e Kosovës, e për të cilat ai nuk e kishte idenë, dhe se po ta kishin njoftuar me kohë se ka ndonjë betejë, do t’ju kishte thënë te presin pak, të kenë durim, të mos reagojnë me nxitim …
Unë do t’ju thosha – vëllezër, q… n… Betejës së Kosovës derisa ta mbaroj punën në Bruksel. Pra, kur ta mbaroj, o vëllezër, bëni çfarëdo beteje të Kosovës që doni.
Kështu do të psherëtinte dhe do të thoshte:
– Jam shumë i befasuar me këtë incident që ka ndodhur sot në Fushën e Kosovës. Askush nuk e dinte se atje po përgatitej ndonjë lloj beteje; BIA mendonte se serbët tanë kishin shkuar për gjueti, se gjuetia nuk ishte aktivitet i ndaluar dhe se kushdo që ka leje gjuetie dhe veshje [ushtarake] SMB mund të gjuante sa t’ia donte qejfi – do të thoshte në fillim.
Pastaj, do të shikonte për një kohë të gjatë në drejtim të [gazetares] Goca Uzelacit – interpretueses më të mirë dramatike të pyetjeve dhe skenarëve të tij origjinalë për konferencat e shtypit – sërish do të psherëtinte përsëri, do të shikonte celularin dhe do të vazhdonte:
– Sipas informacioneve tona, një grup i serbëve të udhëhequr nga princi Llazar, kishin vendosur dy kamionë – me të cilët kishin shkuar për të gjuajtur rosat e egra dhe [delet mesdhetare] muflonë – si barrikada në Gazimestan në pjesën qendrore të Kosovës dhe të Metohisë, për ta bllokuar tërheqjen e rosave të egra dhe të muflonëve. Pastaj erdhi policia turke dhe tentoi t’i largojë barrikadat, pas së cilës ndodhi një konflikt në të cilin vritet sulltani turk, plagoset një person dhe më pas vriten edhe disa serbë. Serbët, dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen, u rebeluan dhe më nuk duan që ta vuajnë terrorin turk, edhe kur shkojnë për gjueti – do të thoshte presidenti, duke parë telefonin e tij celular gjatë pauzave dramatike.
Pastaj do të shikonte për një kohë të gjatë në drejtim të [këshilltares] Suzanës [Vasileviq], e cila me shenja ia bën me dije se gjithsesi duhet dënuar edhe vrasja e sulltanit turk, sepse sulltani turk është edhe shtetas i shtetit tonë. Dhe, kjo bash kullerski tingëllon.
– Nuk dua ta justifikoj vrasjen e sulltanit turk; është e dënueshme dhe nuk i duhej askujt në këtë moment, por ishte vetëm çështje dite kur ata që janë të persekutuar nga turqit dhe që vazhdimisht lëvizin në relacionin Serbi qendrore-Kosovë, do të mundoheshin të bëjnë diçka për vetveten dhe për familjet e tyre – do të vazhdonte duke psherëtirë.
Në fund do të shpjegonte se përveçse nuk e kishte idenë, nuk e dinte se aty ishte nënkryetari i Listës Serbe dhe miku i tij Millosh Kopiliqi, porse përmes poligorafit do të vërtetohet se Millosh Kopiliqi, si në rastin e Oliver Ivanoviqit, nuk ishte aty.
Por, q… n…, atëherë do të dilte se nuk është ndonjë punë e madhe që serbët kanë poligraf, sepse turqit kanë dronin nga i cili kishin xhiruar se Millosh Kopiliqi ishte atje, kështu që asnjë mjet për matjen e gënjeshtrave nuk do ta ndihmonte në këtë.
Dhe, një episod epik i ciklit post-kosovar me siguri do të quhej: “Konferenca për shtyp e Musa Kesexhisë” [Musa Arbanasi apo Musa Kesexhija është fisniku shqiptar Teodor Muzaka që theu ushtrinë serbe të Kraleviq Markos dhe të babait të tij Vukashinit. Kraleviq Marko, heroi i epikës serbe, ishte vasal i turqve. Serbi Marko në Betejën e Kosovës ishte në anën e ushtrisë osmane. Ndërsa, shqiptarit Musa Arbasit – armikut të Markos – eposi serb ia atribuon karakteret demonike të cilat edhe sot mbizotërojnë në raport me shqiptarët – shën. përkth.]. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nga tani je njësoj si të tjerët", Egli distancohet nga Gjesti, ky i fundit refuzon të largohet
Radhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Momenti kur në finalen e Big Brother VIP Kosova publiku brohoriste emrin e Gjestit
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë
DJ me famë botërore, Tiësto lëshon këngën "Gajdexhiu" të Zanfina Ismailit para një audience globale në New York
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova